Kryeministri Edi Rama zhvilluar një vizitë në jug të vendit, një ditë pas zjarrit që ra në Himarë.  Pas një nate të vështirë, ku flakët vërshuan drejt banesave dhe strukturave akomoduese në Himarë, kreu i qeverisë ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet teksa ecën përkrah banorëve nëpër zonën e shkrumbuar.

 "Ç’nuk na vret na bën më t’fortë", shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më herët Rama njoftoi se bashkia e Himarës do të verifikojë dëmet nga zjarri, për të dëmshpërblyer të prekurit.

 “Bashkia do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale

Kreu i qeverisë vlerësoi gjithashtu punën në terren të strukturave përgjegjëse që menaxhuan situatën e vështirë me zjarret mbrëmë jo vetëm në Himarë, por edhe në Fier, duke shmangur rrezikun për banorët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Zjarret në Himarë, Rama: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit

1788600509_zjarret2026.jpg

Kryeministri Edi Rama njoftoi se bashkia e Himarës do të verifikojë dëmet nga zjarri, për të dëmshpërblyer të prekurit, 

"Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë. Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve. Bashkia do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente", shkroi Rama. 

Kreu i qeverisë vlerësoi punën në terren të strukturave përgjegjëse që menaxhuan situatën e vështirë me zjarret mbrëmë jo vetëm në Himarë, por edhe në Fier, duke shmangur rrezikun për banorët.