Zjarret në Kaliforni, shkon në 631 numri i të zhdukurve (VIDEO)

Numri i personave të raportuar të zhdukur  për shkak të zjarreve shkatërrues në  Kaliforni veriore ka kaluar në 631, ndërkohë që 65 viktima janë konfirmuar, raportojnë mediat amerikane. Sipas mediave lista zyrtare e personave të humbur, vendndodhja dhe fati i të cilëve mbetet ende i panjohur është rishikuar dhe autoritete zyrtare, të cilët kanë njoftuar se  është  dyfishuar numri ,që nga e hëna e kaluar.

Zjarri në kampe, i cili shpërtheu tetë ditë më parë në Kaliforni përfshiu pjesën më të madhe të rajonit  Verior, ku i nxitur dhe nga erërat e forta në qytetin Paradise, shkaktoi numrin  më të madh të viktimave, një qytet i  regjistruar më herët me  27,000 banorë.

"Unë dua që ju të kuptoni se kaosi me të cilin po merremi ishte i jashtëzakonshëm", u tha një prej shefave të policisë gazetarëve.

I cilësuar si më vdekjeprurës në historinë e shtetit, zjarri "Camp Fire" ka shkatërruar deri më tani rreth 12,000 ndërtesa janë shkatërruar dhe  dhjetra mijëra persona të tjerë janë evakuar për të shpëtuar nga zona e rrezikut .

Ndërkohë për shkak të zjarrit Woolsey, tre persona të tjerë mbetën të vdekur në Kaliforninë jugore.

Ndërkohë, mesohet se Shtëpia e Bardhë ka njoftuar më herët se presidenti Donald Trump do të udhëtojë drejt Kalifornisë të shtunën për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar ata që janë prekur në këtë fatkeqësi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë