Tre persona, të dyshuar si autorë të zjarreve në Vlorë, janë arrestuar mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se është arrestua Selim Qepi, i cili dyshohet se  ka djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në zonën e quajtura “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun. Zjarri në Karaburun vijon ende, ndërsa shuarja e tij nuk është bërë e mundur as pas ndërhyrjes nga ajri, ku deri më tani janë djegur 600 hektarë kullota e pyje.

Po ashtu u vu në pranga Ilir Skrapaliu, pasi dyshohet se mesditën e sotme, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf të Vlorës. Fatmirësisht, flakët u vunë nën kontroll pas disa orë pune nga forcat zjarrfikëse

Në Sarandë u arrestua Leonard Mane, pasi dyshohet si  autori i zjarrvënies  në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.

Situata nga zjarret në vend është shumë e rëndë, ku në total janë 9 vatra aktive në të gjithë vendin. Më problematike situata paraqitet në Karaburun dhe në Gjirokastër.