Vijon të digjet Karaburuni, eliminohet rreziku i disa banesave nga flakët në Dukat! Zjarri i afrohet parkut të Llogarasë, 'Mbrojtja' detyrohet të marrë helikopterë privatë, por asnjë s'po ndërhyn

Ka qenë e pamundur që ditën e djeshme të vihen në kontroll vatrat e rrezikshme të zjarrit në Vlorë ku flakët vijojnë të përpijnë pa mëshirë gjithçka gjejnë përpara prej më shumë se 10 ditësh. 1 helikopter i vetëm nuk ka mundur prej 2 ditësh në qiellin e Vlorës që të “mbërthejë” flakët, kësisoj në mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile është marrë vendimi që ditën e sotme të dalin për të shuar flakët tre helikopterë. Duke qenë se ministria e Mbrojtjes ka vetëm 1 helikopter në dispozicion pasi një tjetër është në remont në ditën e tetë të zjarrit në Karaburun është detyruar që të marrë edhe 2 helikopterë privatë. 

Por teksa zjarri në Dukat i ndihmuar dhe nga era që fryn po përparon drejt Llogarasë, asnjë nga 3 helikopterët nuk ndërhyn për shuarjen. Trupat ushtarake kanë bërë të mundur reduktimin e flakëve dhe eliminimin e rrezikut të disa banesave nga zjarri në fshatin Dukat i Ri, megjithatë situata vijon të jetë problematike pasi flakët nuk mund të vihen nën kontroll për shkak të erës së fortë.

Gjatë gjithë natës gjashtë punonjës së zonave të mbrojtura kanë qëndruar në malin e Karaburunit për të mbajtur nën kontrroll zjarret së bashku me banorët e zonës, të cilët kanë qenë në gatishmëri pasi zjarri u është afruar shumë pranë banesave të tyre në fshatin Dukat i Ri.

Si duket flakët nuk kanë të ndalur në këto ditë vere, pasi një tjetër vatër zjarri është konstatuar edhe në Himarë, ku dhe aty rrezikohen banesa. Ndërkaq Peleshi tha ka nisur përpjekjet për të marrë ndihmë nga vendet fqinje, megjithëse një gjë e tillë shihet pak e vështirë duke qenë se disa prej tyre janë në situata të ngjashme me ne të krijuar si pasojë e flakëve.

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:10
Zjarret/ Neutralizohen flakët në Novoselë, Peleshi: Eliminohet rreziku i banesave në Dukat

Një vatër zjarri e aktivizuar në fshatin Delisuf të Novoselës në Vlorë është neutralizuar, ndërsa  situata është përmirësuar edhe në malin e Dukatit. Forcat ushtarake dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur reduktimin e flakëve që rrezikonin banesat në zonën e Dukatit.

Lajmi është dhënë nga ministri Niko Peleshi, i cili shkruar se rreziku i banesave nga zjarri është eliminuar.

"Neutralizohet plotësisht zjarri në Delisuf, ndërkohe që ndërhyrja e trupave mbi fshatin Dukat ka mundësuar reduktimin e zjarrit dhe eliminimin e rrezikut të banesave”, shkruan Peleshi.

Zjarri në Dukat i ndihmuar dhe nga era që fryn po përparon drejt Llogarasë, ndërsa në atë zonë ende nuk ka ndërhyrë asnjë helikopterë për të hedhur ujë nga ajri.

Ora 12:39
Ministria e Mbrojtjes jep informacione për zjarret: Rreth 500 efektivë të FA në terren, rrezik në Dukat e Llogara! Vatër aktive edhe në fshatin Cukal

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë.

“Rreth 500 efektivë të Forcvave të Armatosura, 50 mjete, 3 helikopterë, zjarrfikëse e autoambulanca janë angazhuar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në operacionin për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit. Flakët kanë vijuar të jenë aktive përgjatë natës, duke u kthyer në rrezik për banorët e fshatit Dukat. Aksioni po vijon prej orësh nga toka dhe nga ajri për të vënën nën kontroll flakët, në mënyrë që ato të mos përparojnë drejt Parkut të Llogarasë”, thotë ministria.

Një tjetër vatër aktive është në fshatin Cukal, thotë ministria është në njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme. Shërbimi vendor i MZSH Vau Dejës ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu puna po vijon për vënien nën kontroll të zjarrit të rënë në fshatin Qesorat, të njësisë administrative Lunxhëri në bashkinë e Gjirokastrës, ku bashkë me punonjësit e shërbimit të zjarrfikëses së këtij qarku janë bashkuar edhe 20 efektivë të FA.

Ora 11:54
Era favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet ushtria, ndërpritet operacioni në Dukat të Ri

Për shkak të erës së fortë e cila favorizon përhapjen e flakëve është ndërprerë operacioni i shuarjes së zjarrit në fshatin Dukat i Ri.

Puna e ushtrisë në terren është ndërprerë për shkak se atyre u rrezikohet jeta nga flakët. Rreth 500 FA janë angazhuar për të vënë flakët në kontroll në të gjitha vatrat e rrezikshme.

 

Ora 11:17
Nuk ndalen flakët në Vlorë, zjarri shumë pranë shtëpive edhe në Himarë

Nuk kanë të ndalur flakët në Vlorë. Ato kanë arritur edhe në Himarë shumë afër shtëpive. Ndërkaq zjarri ka rënë edhe në njësinë administrative Novoselë dhe zjarrfikësja ka shkuar drejt vendit të ngjarjes.

Ora 10:23
Zjarret në Vlorë, në Karaburun deri tani janë djegur mbi 600 hektarë

Dëmet e shkaktuara nga zjarret në Vlorë janë kolosale. Vetëm në Karaburun, gazetari i Report TV Armand Xhelili raporton se ka mësuar se janë djegur mbi 600 hektarë. Kjo tregon se helikopteri i ngritur prej 2 ditësh në ajër për shuarjen e flakëve është me vonesë, pasi nëse do të ishin nxjerrë më herët dëmet nuk do të ishin kaq të mëdha dhe situata do të ishte më në kontroll.

Ora 09:52
Vlora prej ditësh në 'luftë' me flakët, Haki Çako shfaqet pas pushimeve në Dukat! Ushtria 'zbarkon' në terren

Kur Vlora ka më shumë se 10 ditë në flakë, sot kreu i Emergjencave Civile Haki Çako është detyruar që të ndërpresë pushimet dhe është shfaqur në Dukat. Në videot e Report TV Çako duket se po ftillohet për të nisur nga puna, tani që flakët në Dukat të Ri janë afër banesave. Ndërkaq të gjitha forcat si ato të ushtrisë edhe ato vullnetare janë urdhëruar të bëjnë një kordon, të hapin një kanal, që nuk do të lejojë depërtimin e zjarrit më tej.

Ora 08:43
Zjarret në Vlorë, 3 helikopterë në ‘luftë’ me flakët, merren me qira

Ndërsa ka qenë e pamundur shuarja e zjarreve në Vlorë me vetëm 1 helikopter, sot janë nxjerrë në terren 3 të tillë. Gazetari i Report TV Arsen Rusta mëson se helikopterët janë marrë me qira pasi për momentin nuk ka pasur të tjerë në dispozicion nga autoritetet.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qifzelia: 03/08/2021 13:31

    Shkoni nxirni Enverin nga varri dhe shifeni si fiket zjarri… Turp, njerëz dembela qe veç flasin për punën në media e ikin bashke me median ne plazh.

    Përgjigju
  • Hakiu: 03/08/2021 11:20

    Hakiu do e haje si koke turku. Por gjynaf populli per keto te babzitur qe i vune zjarrin Vlores per ca pallate me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda