Zjarret në Kosovë, i marrin jetën një personi, vdes i asfiksuar në stallë

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë, pjesë të ndryshme të Kosovës, ka bërë me dije Policia.  Burri ka humbur jetën në Novosellë të Malishevës, pas përfshirjes së stallës së tij nga zjarri.

 “Si shkak i kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në raport.

Ndërkohë që zjarret kanë përfshirë edhe pjesë të tjera të  vendit. Ndërkohë që Policia ka bërë me dije se disa persona janë vënë në pranga si të dyshuar për zjarr vënie të qëllimshme.

Vatra zjarri aktualisht ka në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, në Komunën e Vitisë, në Fshatin Pozheran, në bjeshkët e Deçanit,  në Rahovec , Fshati Xërxë, Rahovec në këto zona ka pasur djegie të stallave, pyjeve dhe disa shtëpive.

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë