Pas disa vatrave që kanë rënë në rrethin e Krujës, banorët shprehen mirënjohës për punën e palodhur të zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë.

“Jemi shumë keq, falenderojmë zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë. Nuk kanë të paguar. Na kanë marrë dhe na kanë nxjerrë nga shtëpia, pasi situata ka qenë shumë keq”, thotë qytetari Haxhi Neziri.


Lajmi kryesor:

Kruja s’gjen qetësi, flakët 400 metra nga banesat në Abaze! Zjarrfikësit ‘heronj’, të sfilitur e me ilaçe nuk heqin dorë: Këtu derisa të shuhet vatra e fundit