Bilanci shkatërrues i zjarreve në Los Anxhelos të SHBA vijon të përkeqësohet. Numri i të vdekurve u rrit në 24, por autoritetet për momentin nuk po japin identitetin e tyre. Vatrat e zjarrit sipas autoriteteve kanë shkrumbuar plotësisht 12300 struktura të cilat i shtohen bilancit të dëmeve. Emergjencat e që luftojnë nga ajri nxirrnin ujë nga Oqeani Paqësor, hodhën ujë dhe solucion që pengon zjarrin, ndërsa ekipet tokësore me mjete dore mbajtën vijën e zjarrit në Palisades ndërsa ai pushtoi seksionin luksoz Brentwood dhe zona të tjera të populluara të Los Anxhelosit.
Kjo vatër në anën perëndimore të qytetit ka konsumuar 23,713 hektarë ose 96 km katrorë dhe rezulton 13% nën kontroll. Vatra Eaton në ultësirën në lindje të Los Anxhelosit ka djegur deri më tani 14,117 hektarë ose 57 km katror gati sa madhësia e Manhatanit ndërsa zjarrfikësit kanë kontrollin e perimetrit të tij nga 15 një ditë më parë.
Në veri të qytetit, vatra Hurst ishte 89% nën kontroll dhe tre zjarre të tjera që kishin shkatërruar pjesë të tjera të qarkut tani ishin 100% të kontrolluara, sipas Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri të Kalifornisë (Cal Fire), megjithëse zonat brenda kontrollit linjat mund të digjen ende. Armiku kryesor mbeten kushtet e motit.
Pjesa më e madhe e Los Anxhelos ka që prej muajit Prill të vitit të kaluar që nuk është përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa era është faktori më i keq që favorizon përhapjen e flakëve, me pjesën përëndimore të kontesë që rrihet nga dy rryma të forta erërash të cilat fryjnë deri në 120 k/orë. Deri të dielën me paralajmërimet e reja, autoritetet u kanë kërkuar 250 mijë personave të evakuohen dhe rreth 90 mijë të tjerë janë paralajmëruar.
Guverantori i Kalifornisë Gavin Newsom e ka cilësuar këtë si fatkeqësinë më të madhe natyrore në historinë e SHBA nëse do I referohemi dëmeve materiale të shkaktuara. Deri më tani ato janë llogaritur në dy kategori.
Reuters citon agjencinë AccuWeather e cila llogarit dëme të shkaktuara deri më tani në shifrën 150 miliardë dollarë, ndërsa kompanitë e sigurimeve mendohet se do të kenë një humbje deri në 20 miliardë dollarë.