Zjarret në Mashkullorë, Qesorat e Llovinë të Gjirokastrës, nën hetim 3 persona! Procedohet edhe një 73-vjeçar në Lezhë! Shpallet në kërkim 42-vjeçari që i vuri flakën fshatit Gjormë

Zjarret në Mashkullorë, Qesorat e Llovinë të Gjirokastrës, nën hetim 3 persona! Procedohet edhe një 73-vjeçar në Lezhë! Shpallet në kërkim 42-vjeçari që i vuri flakën fshatit Gjormë

Zjarri në Mashkullorë

Vendi është përfshirë nga zjarret nga veriu në jug, ku shkak, në pjesën më të madhe të rasteve duket se është dora e njeriut dhe jo temperaturat e larta. Katër persona janë vendosur nën hetim ditën e sotme në Gjirokastër dhe një tjetër në Lezhë, të dyshuar si autorë të zjarreve që dogjën sipërfaqe të tëra me pemë e shkurre.

Në Gjirokastër kanë fillua hetimet për  Pëllumb Çanin, 57 vjeç, i cili se ky është autor i zjarrit në fshatin Mashkullorë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme. Situata dje në Mashkullorë ishte shumë kritike, ku u evakuuan edhe banorët, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll pa shkaktuar pasoja të rënda në njerëz dhe po ashtu nuk u dogjën as banesa.

Po hetohet  edhe Vangjel Baruha, 67 vjeç, banues në fshatin Llovinë, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Llovinë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke. Po në Gjirokastër është nën hetim edhe Mihal Binjaku, banues në fshatin Qesorat, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Qesorat, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Në Lezhë po procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës 73-vjeçari Mark Nikolli, pasi dyshohet se i vuri zjarrin një tokë kullotë, duke djegur kodrën e fahatit Mabë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:09
'Zjarrvënësit do përballen me ligjin', ministri Çuçi i paralajmëron: Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka shprehur edhe një herë vendosmërinë e autoriteteve për të ndëshkuar cilindo person që ndez një zjarr qëllimisht në pyjet e  vendit.  Sipas Çuçit të gjithë këta persona do të dalin para ligjit pasi siç shkruan ai, me zjarrin nuk bëhet shaka.

 “Do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre. Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t’u treguar të kujdesshëm në çdo moment” shkruan Çuçi.

Ora 12:08
I vuri zjarrin fshatit Gjormë duke djegur sipërfaqe të tëra toke, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Vlorë

Një 42-vjeçar është shpallur në kërkim sot në Vlorë, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Gjormë të Vlorës. Mësohet se në kërkim është shpallur Bexhet Sinaj, i cili, për arsye që nuk dihen, dogji sipërfaqe të tëra toke me ullinj e kullota.

Dy ditë më parë, flakët e zjarrit u përhapën me shumë shpejtësi në fshatin Gjormë, duke ngjallur jo pak frikë e panik, ndërsa u dogjën 3 banesa, 600 rrënjë ullinj, rreth 50 bagëti të imëta si dhe 3 stalla me ushqim për bagëtitë

Falë ndërhyrjes nga ajri dhe toka u bë e mundur neutralizimi i rrezikut për djegien e banesave të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot