Zjarret në Pukë përparojnë drejt
Mirditës, riaktivizohet në Korçë

Zjarret në Pukë përparojnë drejt<br />Mirditës, riaktivizohet në Korçë
Vazhdojnë të jenë aktive dhjetra vatra zjarri në verilindje të vendit. Zjarret në Pukë kanë përparuar drejt Mirditës. Ndërsa në juglindje, në parkun kombëtar të Bozdovecit në Korçë sot në mesditë era e fortë riaktivizoi 3 vatra zjarri. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Leonard Olli në një prononcim telefonik për A1 Report deklaroi se situata më problematike mbetet në verilindje të vendit. Ai nënvizoi se situata po vjen e përmirësohet ndërkohë që vazhdojnë të merren masa për ndalimin e riaktivizimit të tyre.

ZJARRET NË PUKË E PRISKË

Në Pukë situata mbetet e vështirë. Gjatë natës në komunën e Qafë Malit flakët i janë afruar banesave. Në Shtabin e Emergjencave është kërkuar ndihma e helikopterëve por është e pamundur ndërhyrja për shkak të mjegullës që shkakton tymi. E pamundur dhe ndërhyrja nga ushtrisë nga toka. Terreni i thyer dhe erërat e forta vazhdojnë të favorizojnë flakët. Problem edhe komuna Kryezi.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme informoi se sot paradite helikopteri po ndërhynte në Priskë, pasi atje ka qenë e nevojshme ndërhyrja, ndërsa po përgatitet për të fluturuar në verilindje. “Ka pasur tentativë të fluturojë në Pukë, por ka qenë e pamundur të afrohet për shkak të mjegullës së dendur të krijuar nga tymi”


MIRDITE ZJARRET NGA PUKA

Pesë vatra zjarri kanë shkrumbuar mbi 100 hektare me pyje. Flakët kanë përfshirë pyjet në komunën e Oroshit, Kthelles, Fanit dhe Bashkinë e Rreshenit, ndërsa vështërsitë për shuarjen e tyre janë të mëdha për shkak të terrenit të vështirë. Situata paraqitet me problematike në fshatin Malaj i Epërm, ku gjatë natës së mbrëmshme janë rrezikuar 4 banesa, ndërsa mbeti e bllokuar edhe një mjet i shërbimit zjarrfikës.
Ndërhyrja e kryer nga këta të fundit se bashku me punonjës të shërbimit pyjor dhe forcat e policisë është bërë e mundur që të evitohet rreziku nga banesat, por jo të izolohen flakët.Në zonë ndodhen zjarrfikës nga Lezha, Kurbini e Mirdita, të cilët janë vendosur në zonat me problematike, ndërsa për të izoluar flakët po tentohet që të krijohen breza ndarës me pjesën tjetër të zonës. Shumica e zjarreve të shkaktuara në këtë zonë janë të transferuar nga pyjet e Matit dhe Pukës, ndërsa ne terren ndodhen një numër i konsiderueshem punonjesish ,të cilët janë angazhuar prej dy ditesh në shuarjen e flakeve.

NE BOZDOVEC RIAKTIVIZOHEN 3 VATRA

Në pyllin e Bozdovecit në Korçë gjatë paradites ishin lokalizuar flakët dhe situata dukej nën kontroll, pro sot në mesditë u raportua për 3 vatra të riaktivizuara nga era e fortë që fryn. Forcat e ushtrisë po punojnë nga toka, ndërkohë që nuk ka ende ndërhyrje nga ajri. “Masat paraprake janë jashtëzakonisht të forta sepse erërat që fryjnë në këtë zonë mund të shërbejnë për përhapjen e zjarrit”- deklaroi në lidhje telefonike sot paradite zoti Olli. Ndërkohë që korrespondentja jonë në Korçë Dafina Ismaili thotë se deri tani janë djegur mbi 70 ha pyje me pisha, bedh e ah në parkun kombëtar të Bozdovecit por nuk paraqet rrezik për parkun kombëtar të Dardhës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm