Zjarret në Shkodër, neutralizohen flakët në Malin e Taraboshit, shuhen të gjitha vatrat në Fushë-Arrës e Cukal! U rrezikua edhe Parku Kombëtar i Thethit, por situata u vu nën kontroll

Zjarret në Shkodër, neutralizohen flakët në Malin e Taraboshit, shuhen të gjitha vatrat në Fushë-Arrës e Cukal! U rrezikua edhe Parku Kombëtar i Thethit, por situata u vu nën kontroll

Zjarri në malin e Taraboshit

Paraqitet e qetë situata me zjarret në Shkodër ditën e sotme, ku janë vënë nën kontroll apo janë shuar plotësisht flakët në vatrat që ishim të rrezikshme. Bashkia Shkodër bën me dije se një vatër zjarri në Malin e Taraboshit është neutralizuar gjatë gjithë natës, ndërkohë që për shuarjen e kësaj vatre zjarri nga shërbimi zjarrfikës u angazhuan 10 efektiv me nga 3 mjete zjarrfikës  dhe 5 punonjës ADZM Shkodër.

Në Fushë-Arrëz, është shuar përfundimisht vatra e zjarrit, pa shënuar dëme në njerëz dhe në banesa, duke përllogaritur një sipërfaqe e djegur nga flakët 22 hektarë, pishë e zezë . Operacioni i ndërhyrjes angazhoi 35 forca të armatosura nga Reparti Ushtarak Vau Dejës, 32 forca policore, 18 efektiv zjarrfikës, 5 mjete zjarrfikës, 52 forca vullnetare , 65 forca bashkiake dhe 14 persona, pjesë e shërbimit pyjor.

Flakët rrezikuan edhe Parkun Kombëtar të Thethit, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll shumë shpejt. Është djegur 0.4 ha tokë, ndërsa vatra është izoluar plotësisht.

Janë shuar përfundimisht edhe 2 vatrat e zjarrit në Cukal dhe në Njësinë Administrative Temal nga strukturat e Mbrojtjes së Zjarrit dhe Shpëtimit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm