Zjarret në vend, Laçi: S'kemi
mjete për ndërhyrje nga ajri

TIRANE - Kreu i Zjarrfikësve, Dilaver Laçi i ftuar në studion e A1 Report, foli për situatën e zjarreve që kanë rënë kohët e fundit në pyjet shqiptare, ndërsa sqaroi situatën edhe për zjarrin më të fundit në malin e Priskës, i cili sipas tij, nuk klasifikohet me dëme të mëdha.

Laçi tha për A1 Report se rritja e temperaturave është edhe një nga arsyet e zjarreve të shumta që kanë rënë në vend brenda një periudhe të shkurtër, ku disa prej tyre thotë ai, kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Në lidhje me gjendjen e zjarreve në ditën e sotme, kreu i zjarrfikësve tha se aktualisht “kemi 6 vatra vetëm në Kukës, 2 të tjera aktive në Pukë e Gjegjan”, teksa shtoi se “e rëndësishme është që s'kemi pasur humbje jete”.

Laçi u shpreh në studion e A1 Report se ndër shkaqet e zjarreve kanë qenë pakujdesitë dhe zjarret e vëna me dashje, ndërsa shtoi se zjarrvënësit duhet të ndiqen penalisht.

Kreu i Zjarrfikësve ngriti një shqetësim duke thënë se në zona ku është e pamundur ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë, “nuk ndërhyjmë dot as nga ajri, sepse nuk kemi mjete”.

“Ka ardhur koha që edhe ne të kemi helikopterë të posaçëm për të përballuar situatën e zjarreve”, u shpreh Dilaver Laçi.

Në përfundim të bisedës me gazetarin Edi Paruca, kreu i Zjarrfikësve Laçi tha se edhe qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe të bashkëpunojnë me zjarrfikësit, pasi “kemi shenja të Pirromanëve edhe në Shqipëri”.

(gm/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë