Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve janë raportuar 25 vatra zjarri, ku 19 prej tyre janë shuar, ndërsa 6 të tjera vijojnë të jenë aktive.
Një nga vatrat më problematike për shkak të terrenit të vështirë është ajo në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë, shkurre dhe pisha. Aktualisht, zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zona të banuara.
Gjithashtu, mbeten aktive vatrat e zjarrit në Surroj dhe Shishtavec, bashkia Kukës - Skuraj, bashkia Kurbin - Sopot, bashkia Delvinë dhe Luf, bashkia Pukë, por ato nuk përbëjnë rrezik për qytetarët dhe pronat.
Në operacionet e fundit për shuarjen e zjarreve janë angazhuar:
- 128 forca zjarrfikëse,
- 80 forca ushtarake,
- 17 efektivë të Policisë së Shtetit,
- 69 nga strukturat e emergjencave civile të pushtetit lokal,
- 14 punonjës të administratës së zonave të mbrojtura,
- 42 pjesëtarë të shërbimit pyjor, dhe
- 52 vullnetarë.
Gjithashtu, në operacion është përfshirë edhe helikopteri Cougar, duke ndihmuar strukturat operacionale në kontrollin dhe shuarjen e zjarreve.
Për shkak të temperaturave të larta që favorizojnë përhapjen e zjarreve, qytetarët, veçanërisht fermerët dhe blegtorët, duhet të shmangin kategorikisht ndezjen e zjarreve për çdo arsye.
Në fund Ministria e Ministria e Mbrojtjes thekson se ndezja e zjarreve është vepër penale dhe autorët e këtyre veprave do të mbajnë përgjegjësi të plotë për çdo rrezik që i shkaktojnë jetës së qytetarëve, pronës, mjedisit dhe vlerave kulturore.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81%
-
Jo
12.7%
-
Akoma
6.2%
Vota total: 306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
80-vjetori i themelimit të Shkollës Ushtarake ‘Skënderbej’, Vengu: Vatër e edukimit të brezave
28 Mars, 15:46
-
Lezhë/ Zjarri shkrumboi fermën me 319 kokë bagëti, dëmi ekonomik deri në 100 mln lekë! Pronari: Po na ndihmoi shteti mirë, ndryshe do e mbyllim! Shkak amortizimi e korrenti (VIDEO)
19 Mars, 10:51
-
Kryeministri Rama dhe ministri Vengu inspektojnë Bazën Ajrore të Kuçovës! Po kthehet në aset strategjik të NATO, dronë dhe teknologji ushtarake e fjalës së fundit (VIDEO)
18 Mars, 14:27
-
Fond 13 milionë euro për forcimin e Mbrojtjes Civile, Vengu: Bëjmë Shqipërinë më të sigurt
11 Mars, 20:22
-
Ushtria ‘zbarkon’ në Fier, prezantohet logjistika, të rinjtë ftohen të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura
7 Mars, 17:48
-
FOTO/ Shikoni kampusin sportiv të ridimensionuar në garnizonin “Skënderbej’
7 Mars, 08:48
-
Shqipëria bëhet pjesë e programit 'Military Erasmus', për formimin e kadetëve në akademitë ushtarake evropiane
4 Mars, 15:39
-
Rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë
18 Shkurt, 21:40
-
Ministeriali në Bruksel, ministri Vengu takime me sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, sekretarin e Përgjithshëm të NATO dhe homologët: Vëmendje strategjike në rajon
14 Shkurt, 10:51
-
Vengu merr pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s: Shqipëria, fondet e shtuara për mbrojtjen do i fokusojmë në ringjalljen e industrisë ushtarake
13 Shkurt, 18:02
-
Shkarkimi i Dorian Tolës si zëvendësministër i Mbrojtjes, emërohet Blerina Abrazhda
12 Shkurt, 19:53
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj: Do t’i ndihmojë shumë fermerët, bankat frikësohen të japin kredi, pasi shihet sektor me risk
7 Shkurt, 14:15