Zjarret në vend, Rama u shpreh mirënjohjen forcave ushtarake: Po përballen me vatrat agresive të zjarrit

Zjarret në vend, Rama u shpreh mirënjohjen forcave ushtarake: Po përballen me vatrat agresive të zjarrit

Foto e postuar nga kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e ditës së sotme me një falendeim për të gjitha forcat ushtarake e civile që po luftojnë me flakët që kanë pushtuar vendin tonë. Përmes një postimi në 'Facebook, Rama shkruan se forcat që kanë zbritur në terren po punojnë me një profesionalizëm të madh për tu përballur me vatrat agresive të zjarrit.

"Mirmëngjes me një falënderim të madh për heronjtë e forcave tona ushtarake e civile, të cilët këto ditë po përballen me përkushtim të lartë e profesionalizëm me vatrat agresive të zjarrit, që kanë ndezur Mesdheun e jo vetëm", shkruan Rama.

Në të gjithë territorin e vendit tonë gjithsej janë aktive 6 vatra zjarri. Më në rrezik vijon të mbetet Qarku i Vlorës, pasi si pasojë e erës dhe terrenit të vështirë për të ndërhyrë, flakët po përhapen drejt Karaburunit duke rrezikuar kështu Parkun Kombëtar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë