Zjarret në vend/ Situatë problematike në Finiq dhe në Delvinë, evakuohen 2 familje! Vëngu në terren: Prioritet jetët e njerëzve

Zjarret në vend/ Situatë problematike në Finiq dhe në Delvinë, evakuohen 2 familje! Vëngu në terren: Prioritet jetët e njerëzve

Helikopteri duke shuar flakët

Forcat e emergjencave civile po vijojnë betejën me vatrat e zjarrit në disa zona në veri dhe jug të vendit. Situata më problematike shfaqet në Finiq dhe në Delvinë, ku po punohet për vënien në kontroll të flakëve.

Për të parë situatën në disa nga vatrat në fshatin Mesopotam të bashkisë së Finiqit, në terren zbriti ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako. Ministri njoftoi se dy familje janë evakuuar për arsye sigurie nga Mesopotami i Finiqit.

“Ka 24 orë që luftohet me këto vatra të vështira. Është një terren shumë i thatë, bimësi e dendur. Fatmirësisht nuk kemi pasur zona të banuara të ekspozuara për momentin, por dy familje në lartësitë e Mesopotamit na është dashur t’i evakuojmë me mbështetjen e policisë së qarkut. Të gjitha forcat do të vazhdojnë të qëndrojnë në terren”, theksoi ministri Vengu.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, në këto operacione  prioritet janë mbrojtja e zonave të banuara. “Kemi vatra zjarri të konsiderueshme, por po ecim sipas përparësisë duke nisur nga zonat e banuara dhe më pas të alokojmë forca në zonat e mbrojtura apo në zona me rëndësi kulturore më pas. Përparësi janë jetët e njerëzve, siguria e personelit tonë, i cili ka tashmë dy muaj i angazhuar në shuarjen e vatrave të zjarrit. Nuk duhet ta harrojmë këtë pjesë. Është shumë e rëndësishme, me drejtorin kemi folur disa herë kohët e fundit edhe me drejtues bashkish apo prefektët e qarqeve të prekura: Parandalim, parandalim, parandalim! Këtu jemi në fakt në zona ku kemi një bashkëpunim të shkëlqyer edhe të banorëve të zonës që janë vetë të angazhuar, mirëmbajnë zonat, mirëmbajnë parcelat e tyre. Jemi pas një periudhë thatësire të konsiderueshme. Kjo nuk na ndihmon, padyshim prandaj vigjilenca mbetet maksimale, këtu në zonat e banuara’, nënvizoi ministri.

Nga ana e tij Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako tha se kjo është një situatë e pazakontë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e tjera të rajonit, për shkak të temperaturave të pazakonta.

“Edhe fqinji ynë, Greqia është në një situatë alarmante. Jemi në kontakt me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Bruksel për ndihma, të cilat varen nga gatishmëria që kanë vendet partnere të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Sigurisht ajo që është e rëndësishme është fakti që prioritet absolut janë jetët e njerëzve dhe qendrat e banuara e padiskutim edhe zonat e mbrojtura e zonat e tjera që janë të domosdoshme dhe janë ekonomi shumë të rëndësishme të vendit tone”

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takoi edhe banorë të zonës, të cilët janë angazhuar vullnetarisht për shuarjen e vatrave të zjarrit. Forcat operacionale do të vijojnë të monitorojnë situatën. Ndërsa detyra e radhës e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, siç theksoi edhe Ministri i Mbrojtjes do të jetë mbështetja e bashkive për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, në mënyrë që më pas pushteti vendor të vijojë me kompensimin për banorët e prekur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Vlorë/ Zjarret në disa fshatra të Selenicës, ndërhyrja e zjarrfikësve duket e vështirë! Shoqërohen disa persona në polici

 

Disa vatra zjarri janë regjistruar sërish në bashkinë e Selenicës edhe ditën e sotme. Pranë fshatit Velçë, në fshatin Bashaj, gjithashtu zjarr ka patur edhe në fshatin Mërtiraj ( Gorrisht ) dhe një zjarr në Malin e Beunit në fshatin Vajzë. Ende nuk na bilanc por janë djegur një numër i shumtë ullinjsh në Velçe dhe Mërtiraj.

Ndërsa orët e pasdites dhe gjatë mbrëmjes janë regjistruar vatra zjarri në fshatin Bashaj dhe Velçë të Selenicës.

Sipas informacioneve janë djegur një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre në zone. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse duket e vështirë edhe për shkak të terrenit te thyer.

Ndërkohë bëhet me dije prej burimeve se disa persona janë shoqëruar në polici lidhur me zjarret.

Ora 21:52
Lushnjë/ Zjarri përfshin masivin pyjor të Lekajt, digjen 5 ha me shkurre dhe pisha! Zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore

LUSHNJË - Një zjarr ka rënë mbrëmjen në masivin pyjor të fshatit Lekaj në Lushnjë. Zjarri ka djegur mbi 5 hektarë me shkurre dhe pisha.

Në vendngjarje është kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe stafi i saj.

Zjarrfikësve të Lushnjes i kanë shkuar në ndihmë zjarrfikësit nga Fieri e Patosi.  Ndërkohë janë edhe banorë të zonës në ndihmë të situatës.

Terreni bën të vështirë lëvizjen e mjeteve dhe po ndërhyhet me mjete rrethanore.  Fatmirësisht nuk fryn erë dhe zjarri përparon ngadalë.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ago Agai: 13/08/2024 01:03

    A e di ky pizevengu qe po digjen malet e pyjet ne Bulqize dhe flaka po afrohet ne zonat e banuara apo ka ngel takuar vetem ne Finiq...?! O minister nuk eshte Shqiperia vetem finiq or tyc...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion