Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës është përhapur në 3 drejtime. Në pjesën fundore të fshatit Borie-Lurë, flakët kërcënojnë 6-7 banesa.
Forcat në terren po punojnë për hapjen e një kanali për të ndalur përparimin e flakeve. Në operacion janë angazhuar 200 forca të bashkisë, ndersa nga ajri po ndërhyjnë 2 avionë ‘Air Tractor’.
Vatra tjetër ndodhet në Qafën e Helmesit, në Fushë-Bulqizë, ku zjarri vijon në terren pyjor.
Në Tiranë, operacionet vijojnë mbi tunelet e Qafë-Mollës në Dajt ku është aktivizuar helikopteri dhe në Priskë të Madhe. Në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.
Në Përmet mbeten aktive zjarret në malin e Nëmërçkës dhe në malin e Dhëmbelit. Terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen.
Në Mirditë, vijon operacioni për izolimin e zjarrit në Trojë.
Në Shkodër janë aktive vatrat në Rrencë dhe Goraj-Budishtë, pa rrezik për banesat.
Po kështu vijojnë aktive vatrat në Dardhë të Librazhdit dhe në Shalës të Cërrikut.
Ministria e Mbrojtjes ben te ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, 11 prej të cilave vijojnë aktive.
Në operacione janë angazhuar 249 efektivë të zjarrfikeses, 48 forca policore, 233 forca bashkiake, 206 vullnetarë dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura.
Po kështu janë 60 mjete zjarrfikese, 3 helikopterë, 2 avionë Air Tractor.
Lajm në përditësim…
Edhe pse situata në Priskë e Lundër është përmirësuar dhe nuk paraqet rrezik, edhe këtë të premte vijon ndërhyrja nga ajri.
Siç shihet edhe nga pamjet në këto zona po operon një helikopter për shuarjen edhe të vatrave më të vogla.










Komente
Komento