Zjarret nga temperaturat e larta, Prefekti i Tiranës ngre alarmin, letër krerëve të bashkive dhe institucioneve: Merrni masa

Zjarret nga temperaturat e larta, Prefekti i Tiranës ngre alarmin, letër krerëve të bashkive dhe institucioneve: Merrni masa

Mersin Murataj

TIRANË-Rreziku për zjarre që vjen nga temperaturat e larta, ndërkohë që vatra të fuqishme janë shfaqur tashmë në të gjithë territorin, ka bërë që institucionet të vihen në gatishmëri. Prefekti i Tiranës, Mersin Murataj i ka dërguar një letër 5 krerëve të bashkisë të Qarkut Tiranë, strukturave të mbrojtjes civile të bashkive, strukturave të MZZH-ve në bashkitë e Qarkut tiranë, drejtorisë së MZZH-së të bashkisë Tiranë, drejtorisë vendore të policisë së rendit dhe të gjitha strukturave përgjegjëse për mbrojtjen civile në qarkun Tiranë.

Në letër thuhet se temperaturat e larta të këtyre ditëve, të cilat kanë  përfshirë dhe do vazhdojnë të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, edhe në Qarkun e Tiranës kanë sjellë dhe vijojnë të sjellin shqetësime shumë serioze mbi rrezikshmërinë e zjarreve me pasoja të rënda ekonomike. Ditët në vijim sipas parashikimeve, do të jenë me rrisk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve.

"Nisur nga këto premisa rreziqesh, referuar Ligjit Nr. 107, datë 27.10.2016, “Për Prefektin e Qarkut” dhe Ligjit Nr.45, datë 18.07.2019, “Për Mbrojtjen Civile”, dhe porosive të fundit të dërguara për situatën aktuale nga Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së, kërkohet nga ana juaj të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve.

*- Të pesë Bashkive të këtij Qarku, ( Tiranë, Vorë, Kamëz, Rrogozhinë dhe Kavajë), ju tërheqim vëmendjen që në mobilizimin e strukturave të tyre të  mbrojtjes civile dhe atyre të MZSH-së, që të bashkëpunojnë frytshëm dhe në mënyrë shumë efikase kryesisht me strukturat vendore të policisë si dhe gjithë strukturat përgjegjëse për raste fatkeqësish që veprojnë në territorin e tyre.

*- Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkive, në bashkëveprim të ngushtë me strukturat Vendore të Policisë së Rendit, duhet të përqendrohen jo vetëm në identifikimin dhe përballimin e situatave të zjarreve, por për të rritur bashkëpunimin në identifikimin dhe procedimin penal te autorëve të zjarrvënieve.

*- Sipas porosive edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të AKMC-së, duhen dhënë mediatikisht të gjitha procedimet dhe autorët e zjarreve, të cilët në shumicën e rasteve janë  përsëritës dhe me dashje.

*- Të merren masat e nevojshme dhe të gjenden mënyrat e duhura nga të gjitha Bashkitë e Qarkut Tiranë, për të mundësuar gjithashtu edhe thirrje për të gjithë qytetaret,  në gjithë territorin e tyre, të cilët bëjnë djegie të pa kontrolluara, ku tu bëhet e qartë se përbëjnë rrezik potent për shkaktimin e zjarreve masive dhe me pasoja të mëdha në sipërfaqe, pyjesh , kullotash, pemtari por edhe qendra të banuara", thuhet në letrën e Prefektit.

Ai shkruan se të gjithëve duhet të bëhet e qartë shumë mirë se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënësit me dashje.

"Meqenëse në vijim do të kemi situate me risk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve, kërkohet që gjithë strukturat e lartpërmendura të jenë në mobilizim total për çdo premisë", përfundon letra.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja