TIRANE- Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Leonard Olli në një prononcim telefonik për Tv A1 Report deklaron se situate e zjarreve është nën kontroll dhe në krahasim me një vit më parë, kemi 30-40% vatra zjarresh më pak.

“Kemi 30- 40 % situatë më të mirë të vatrave të zjarrit, dhe kjo nuk ka ardhur jo vetëm nga moti, pro dhe ndërhyrja e menjëhershme. Kjo falë jo vetëm motit por dhe ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve. Ata nuk duhen të akuzohen për indiferentizëm pasi është vetëmohimi i këtyre njerëzve në terren dhe rrezikimi i tyre, ka bërë që në këtë verë të kemi një siutatë shumë më të mirë”- thotë zoti Olli.

Ai thotë se problematikë mbeten në zonën lindore dhe verilindore, pasi flakët janë shfaqur në zonat e thella dhe favorizohen nga era. “Zonat më të vështira janë pyjet e Lurës dhe të Pukës.”- nënvizon Olli. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme sqaron dhe në lidhje me ndërhyrjen e NATO-s.
“Që të ndërhyjë NATO dyhet të shpallet gjëndja e emergjencës civile. Ne nuk e kemi shpallur. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Situata është nën kontroll dhe helikopteri i ardhur nga Turqia po operon në zonën e Lurës dhe të Pukës.
(sg/shqiptarja.com)