Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se ende janë disa vatra aktive zjarri në vendin tonë dhe Forcat e Armatosura po luftojnë nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve.
“Vazhdon lufta me flakët – Në këto momente Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa”, shkruan Peleshi.
Lajmi kryesor: