TIRANE - Vijojnë zjarret në pyjet e vendit edhe gjatë ditës së stome. Ministria e Brendshme nëpërmjet një deklarate për shtyp, njofton se rezultojnë 7 vatra aktive zjarresh.
Zona më problematike mbetet ajo në qarkun e Dibrës, me vatrat e zjarrit në parkun Kombëtar të Lurës në “Liqenin e Bruçit” dhe “Liqenin e Zi”, ndërsa qarku i Shkodrës dhe i Kukësit mbeten me nga 2 vatra aktive.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, edhe gjatë ditës së sotme, kanë vijuar “operacionet ajrore nga avionet e tipit Canadair të dërguar nga Republika Italiane dhe ai turk, duke mundësuar kështu fikjen e shumë vatrave të zjarreve. Ndërkohë, që helikopterit të tipit Cugar, vënë në dispozicion nga Republika Sllovene, është larguar nga Shqipëria. Po kështu edhe dy avionët italianë, për arsye të vënies së plotë nën kontroll të situatës u larguan nga Shqipëria. Vazhdon të jetë në dispozinon, për çdo situatë, avioni turk”.
JA SITUATA E ZJARREVE NE VEND :
Qarku Dibër: Ka 3 vatra zjarri aktive.
Vatrat e zjarrit në “Liqeni i Bruçit” dhe “Liqeni Zi”, në Parkun Kombetar Lurë, si dhe zjarri në Kacni, komuna Selishtë, pas ndërhyrjes nga ajri në ditës së sotme prej avionëve janë izoluar. Gjithashtu avionët operuan edhe në vatrën tjetër në Gryka e Setës, në komunën Lurë. Vatra më problematike mbetet ajo në Zallë-Gjoçaj, Derjan, rrethi Mat dhe zjarri në “Luçan - Batër”, Martanesh.
Qarku Kukës: Ka 2 vatra zjarri aktive. Vatra “Rrethi i Bardhë”, në fshatin Kukaj, në afërsi të Valbonës dhe vatra tjetër në zonën e Qeremit, komuna Margegaj janë izoluar. Kurse vatra në fshatin Dragobi, po komuna Margegaj dhe vatra në Moraje, komuna Bujan, mbeten aktive.
Qarku Shkodër: Ka aktive 2 vatra zjarri, në rrethin e Pukës, një në fshatin Iballë, pranë komunës Iballë, ku gjatë ditës së sotme ka patur edhe ndërhyrje nga ajri dhe ajo në fshatin Dardhë, komuna Blerim, ku po punojnë aktualisht efektiva të ushtrisë, në bashkëpunim me komunitetin dhe shërbimin pyjor. Edhe në këto vatra ka patur gjatë ditës së sotme ndërhyrje nga ajri dhe situata është më e përmirësuar ndjeshëm.
Në rrethin Shkodër, rreth orës 13:00, si pasojë e vetëtimave, është hapur një vatër e re zjarri në fshatin Zusë, komuna Ana e Malit, i cili është izoluar tashmë.
Qarku Korçë, nuk ka vatra zjarri. Vatra e zjarrit në fshatin Kamenicë, komuna Mollaj, është fikur plotësisht.
Qarku Berat. Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Tiranë. Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Elbasan: Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Durrës. Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Fier. Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Gjirokastër: Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Lezhë: Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Vlorë. Nuk ka vatra zjarri aktive.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com