TIRANE-  Vazhdon të jenë problematike vatrat e zjarrit në zonën verilindore dhe juglindje të vendit. Në një lidhje telefonike të paradites së sotme zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Leonard Olli deklaroi se situate më problematike mbetet ajo në zonat e thella të Pukës dhe në pyllin e Bozdovecit në Korçë.
Ministria e Brendshme informon se gjatë natës janë aktivizuar disa vatra dhe aktualisht numërohen 33 vatra zjarri. Një vatër e re sot është shfaqur në Pogradec. Ndërkohë që janë riaktivizuar flakët në Bozdovec. Qindra forca ushtrie në Pukë, Kukës e Bozdovec të Korçës

OLLI: PROBLEMATIKE SITUATA NE PUKE, E BOZDOVEC
Në një lidhje telefonike të paradites së sotme zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Leonard Olli deklaroi se situate më problematike mbetet ajo në zonat e thella të Pukës dhe në pyllin e Bozdovecit në Korçë. Ai informoi se janë “800 efektivë të forcave të ushtrisë që janë vendosur në Priskë, ndërkohë që 400 efektivë të tjerë janë në dispozicion.“Kjo sepse është terren shumë i vështirë, por dhe fluturimi nga ajri ka qenë tepër i vështirë. Për shkak të mjegullës së dendur fluturimi me helikopter bëhet joefektiv pasi nuk mund të shquajë vatrat e zjarrit”- informoi Olli.

200 forca shtesë janë dërguar në Pukë dhe Kukës ku situata paraqitet edhe më e vështirë për shkak të terrenit dhe të pamundësisë për të ndërhyrë nga ajri.

Ministria e Brendshme informon se gjatë natës janë aktivizuar disa vatra dhe aktualisht numërohen 33 vatra zjarri.

“Vatër të re zjarri kemi në Mokrën e Poshtme në Pogradec. Flakët janë nën kontroll dhe nuk përbën në rrezik. Në Bozdovec, gjatë ditës së djeshme situata ishte nën kontroll, por në këto momente kemi ndryshim të erës, që nuk favorizon mbajtjen nën kontroll të flakëve. Punonjësit po punojnë në pyllin e Bozdovecit për të parandalaur zjarrin drejt shtëpive turisitike” - deklaroi Olli.
Ai informoi se janë 62 të ndaluar si të dyshuar për zjarrvënie.

800 USHTARE NE PRISKE

Rreth 800 trupa ushtarake të Forcës së Armatosur ndërhynë sot në mëngjes në Qafën e Priskës dhe në Malin e Dajtit për të vijuar punën për shuarjen e flakëve të cilët vazhdojnë prej disa ditësh. Zjarret favorizohen nga era, temperaturat e larta dhe terreni i vështirë.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrotjes Muharrem Dardha informoi për Shqiptarja.com dhe A1 Report se “ndërhyrja është bërë që në orën 06: 30 minuta”. Ndërkohë që zëdhënësi i ministrisë së Brendshme informon se situata është nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

Një helikopter, disa mjete të tjera transporti të Foracave të Armatosura po punojnë për shuarjen e flakëve. Me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Xhemal Gjunkshi, në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së është ngritur një grup i veçantë, nën drejtimin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm për Operacionet, gjeneral brigade Sandër Lleshi, i cili do të menaxhojë në vijimësi situatën emergjente të krijuar. Situata e zjarreve në vend, e cila raportohet e rënduar në shumë pyje të vendit, ka bërë që Shtabi i Përgjithshëm i FA-së dhe të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura të shpallin gatishmëri të plotë në përballimin e situatës të zjarreve.
(sg/shqiptarja.com)