85 viktima nga zjarri/ Vijojnë kërkimet për të zhdukurit, grekët irritohen me qeverinë: Na latë në mëshirë të Perëndisë

GREQI-Pas shuarjes së vatrave të zjarrit, në Athinë vijojnë operacionet e kërkimit për të gjetur personat e zhdukur nga flakët që përfshinë periferinë e kryeqytetit ditën e hënë dhe që vazhduan për tre ditë. Deri tani numri i viktimave është 85, por mund të rritet, pasi janë mbi 100 të zhdukur, ndërsa shumë të tjerë janë të plagosur në spitale. 

Mes viktimave, zyrtarisht deri tani është edhe një shqiptare, ndërsa ambasada konfirmoi dje se janë gjashtë të plagosur. Por bilanci mund të rritet, pasi një emigrant shqiptar theksoi për Report Tv se një familje nga Saranda dhe një i ri nga Tepelena ende nuk janë gjetur pas rënies së zjarrit.  Shtëpitë ku banonin janë shkatërruar nga zjarret, ndërsa banorët e prekur janë evakuuar në një kamp pushimi të zonës i cili është shndërruar në një strehë banimi të përkohshme deri në rikthimin e normalitetit në zonat e shkretuara nga zjarri.  

Autoritetet greke vijojnë shpërndarjen e ndihmave për banorët e prekur. I pari që ka shkuar në zonat e prekura nga zjarri ka qenë ministri Kamenos, i cili është përballur me zemërimin qytetar.  ‘Ju na latë në mëshirë të Perëndisë, pse nuk kishte plane evakuimi’ iu drejtua një nga banorët e zonës së Matit në Athinë, ministrit të Mbrojtjes. Ndërsa një tjetër banore në lot u shpreh se ‘Asgjë nuk na la, u dogj gjithcka’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
Greqi/ Pas zjarrit fillojnë shirat, rreth 200 makina nën ujë

Prej disa ditësh Athina po përjeton një tragjedi për shkak të një zjarri masiv që ka shkaktuar 85 viktima deri në orët aktuale. Mirëpo menjëherë më pas mediat greke kanë raportuar se vendi është shkundur gjatë këtyre dy ditëve nga tërmetet. Tërmeti me magnitudë 4.3 goditi ishullin Samos dhe tërmete të tjera janë ndjerë në vendet përreth.

Vetëm para pak orësh veriu i kryeqytetit grek po përballet me probleme me shirat. Mësohet se është përmbytur një parking dhe shumë makina kanë mbetur të bllokuara nën ujë.

Ora 10:38
"Përqafoni fëmijët çdo ditë", letra prekëse e gruas greke që humbi familjen

Letra e një gruaje, e cila humbi dy fëmijët dhe bashkëshorin gjatë zjarreve që pushtuan Greqinë, ka përlotur dhe prekur të gjithë ata që e kanë lexuar.

Historia e vajzës është e njohur për publikun, si vajza 13-vjeçare, e cila po digej në gjysmën e poshtme të trupit dhe për t’i shpëtuar flakëve u hodh nga një shkëmb, duke gjetur vdekjen për shkak të kontaktit më ujin.

Fjalët e nënës, që ka humbur gjithçka nga zjarri, nuk mund të lënë askënd të pamotivuar dhe të paprekur.

“Po përpiqem të jem si vajza ime e vogël, e cila gjithmonë ishte një luftarake që provoi në çdo mënyrë. E di që Grigoris do të kishte bërë gjithçka për t’i shpëtuar. Fakti që ai dështoi ishte thjesht vullneti i Zotit. Ende më kumbon në vesh zëri i frikësuar i Andreas: “Kam frikë mami, jam shumë i shqetësuar, por do të qëndroj i fortë. Nuk dua që të vish, pasi të gjitha anët janë mbyllur dhe ndoshta nuk ia del dot. Unë u përpoqa t’i arrij ata, katër orë përpjekje që t’u afrohesha.Më pas hoqa dorë nga përpjekjet, duke menduar që mos të rrezikoja. Nuk kam fjalë. Shteti e ka humbur plotësisht kontrollin dhe unë mund t’ju them se kam humbur gjithçka. Përqafoni fëmijët tuaj çdo ditë!”

Letra e gruas greke

Ora 09:18
Transmetonin pamjet e flakëve, gazetarja greke shpërthen në lot gjatë emisionit (Video)

Shteti grek prej disa ditësh ndodhet nën “pushtetin” e flakëve, të cilat kanë shkaktuar një numër të madh të vdekurish.  

Pamjet e një videoje ku dukeshin njerëz që evakuoheshin dhe që iu jepej ndihma e parë, kanë bërë që gazetarja e televizionit grek Alpha, Vicky Hadzhi, të shpërthejë në lot.

Teksa Vicky qante, regjia vendosi sërish pamjet, të cilat i komentoi gazetari tjetër, Petros Kasiotis, i cili u shpreh se kjo është një ngjarje shumë e dhimbshme dhe çdo gjë është e justifikuar.

Ne jemi redaktorë, jemi gazetare dhe i shohim gjërat në mënyrë të paanshme. Ka shumë dhimbje përpara dhe gjithçka është e justifikuar. Vicky është një vajzë që dëshiron të mirën e të gjithëve.

Petros Kasiotis

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 27/07/2018 20:16

    Nëse e shpërdoron besimin ndaj perendis dhe duke e çvlersuar kështu atëhere perendia do jua bëj më keq seç jua bëri. Bashkohem me priftin grek që tha qe kjo është dhurata e perendis...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda