Flakët deportojnë në fshatin Aliko të Finiqit, evakuohen banorët, dyshohet se janë djegur disa bagëti! Shkak shkëndija elektrike! Zjarri vijon të djegë Majën e Rrunës dhe Pyllin e Sodës

TIRANË- Një zjarr i përmasave të mëdha në brendësi të fshatit Aliko, Bashkia Finiq është raportuar pasditen e kësaj të diele, ku situata paraqitet problematike, çka ka çuar edhe në evakuimin e banorëve pasi flakët po përhapen me shpejtësi. Nga sa mësohet në zonë janë zjarrfikëset e bashkive Finiq, Sarandë dhe Delvinë, por shuarja e flakëve është e vështirë për shkak të erës që favorizon përhapjen e tyre. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike nga shtyllat e tensionit, teksa nga sa mësohet nga banorët flakët kanë hyrë brenda një stan duke djegur edhe disa bagëti, megjithatë, ky informacion pritet të konfirmohet nga burime zyrtare.

Nga ana tjetës, situata me zjarret në majën e Rrunës vijon që të jetë problematike, ku dhjetëra hektarë pyje vijojnë që të janë nën pushtetin e flakëve. Ndërkohë që për shuarjen e flakëve janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse, 8 forca të pyjores dhe si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.

Ndërkohë një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme edhe Pyllin e Sodës në Vlorë, zjarr i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm. 2 automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë po punojnë për shuarjen e flakëve dhe qetësimin e situatës. Në ndihmë të banorëve për shuarjen e zjarrik kanë shkuar edhe banorë të zonës.

‘Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës   Sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca zjarrfikëse, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morin, zonë  e mbrojtur Mali Koritnikut Nj.Ad Tërthore bashkia Kukës ēshtë izoluar plotësisht.

Për të mbajtur nën monitorim këtë vatër zjarri janë angazhuar 5 punonjës të AZM Kukës.Ne bashkinë Tropojë ka patur një zjarr dje  në vendin e quajtur Lugu i Nërmajave fshati Peraj Njësia Administrative Lekbibaj. Nga informacioni i marrë nga Pergjegjësi i Pyjores të bashkisë Tropojë është djegur rreth 1 ha dru Ahu.  Aktualisht zjarri është i izoluar dhe do të verifikohet nga ana e punonjësve të pyjores që të mbahet nën kontroll zjarri. Situata në bashkinë Has është e qetë.’- njofton Komisioni i Mbrojtjes Civile dhe Ermegjencave,Prefektura Kukes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:33
Një zjarr i përmasave të mëdha në brendësi të fshatit Aliko në Finiq, evakuohen banorët

Një zjarr i përmasave të mëdha në brendësi të fshatit Aliko, Bashkia Finiq.

Banorët janë evakuuar nga fshati. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike nga shtyllat e tensionit, teksa nga sa mësohet nga banorët flakët kanë hyrë brenda një stan duke djegur edhe disa bagëti, megjithatë, ky informacion pritet të konfirmohet nga burime zyrtare.

Në zonë janë zjarrfikëset e bashkive Finiq, Sarandë dhe Delvinë, teksa zjarri favorizohet nga erërat. 

Banorët e shqetësuar nga përmasat e zjarrit treguan mikrofonat e Report Tv, se pavarësisht se situata fillimisht ishte alarmante ai u shua shume shpejtë me ndihmën e zjarrfikësve.

“Situata ishte shumë e rënduar sot, por falë trupave të zjarrfikëses që na erdhën në ndihmë u shuan zjarret rreth shtëpive. Tani po punohet që të shuhen zjarret në ullishte.”, tregoi njëri pre banorët.

Një tjetër tha se e panë zjarrin të afrohej prej 100 metrash dhe se sapo u afrua nisën t’i hidhnin ujë.

“Nga një largësi 100 metra erdhi pak e nga pak, frynte dhe pak erë. Ne menjëherë sa e pamë i hodhëm uji, disa gjitonë lajmëruan zjarrfikëset. Erdhën dhe ata dhe shuan zjarrin.”, tha një tjetër. 

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët