Zjarrfikësit përballen me “një
cigare gjigande hashashi"

Zjarrfikësit përballen me “një<br />cigare gjigande hashashi"
PUKE- Shkaku i zjarrit që ka përfshirë verilindjen e vendit ka qenë…një parcel hashashi. Dëshmitarë nga rrethi i Pukës thanë për gazetën Shqiptarja.com se pa shkuar në majë të Tërbunit, mal rrëzë Pukës, ndodheshin disa parcela me hashash.

Policia kishte marrë informacion për këtë dhe ishte duke “piketuar” vendin, për të nisur më pas aksionin për shkatërrimin e tyre. Por me sa duket “i zoti” kishte nuhatur se çpo ndodhte dhe kishte nxituar për t’u vënë zjarrin parcelave me bimë narkotike. Por pa menduar se stina e nxehtë dhe era do të përhapte flakën edhe në pyllin aty pranë.

Zjarrëfikëset që kanë nxituar më pas për shuarjen e zjarrit nuk kanë mundur ta vënë dot nën kontroll. Jo vetëm kaq, por sipas informacioneve, djegia e parcelave me hashash ka krijuar një “cigare” të madhe kanabis, e cila është thithur pa dashje nga zjarrëfikësit në krye të detyrës.

Kjo ka shkaktuar edhe ndonjë turbullirë, por vetëm kaq. Megjithatë zjarri që ka përfshirë parcelën ka përparuar edhe në drejtim të Miridtës, duke përfshirë pyjet në komunën e Oroshit, Fanit por edhe Bashkinë e Rrëshenit. Ndërkohë që në Komunën Qafë Mal flakët u janë afruar banesave. Ndërhyrja e helikopterëve ka qenë gati i pamundur për shkak të tymit të madh e të dendur.

Deri tani janë djegur 5 ha tokë ndërkohë që vazhdojnë të jenë aktive vatra të vogla zjarri.

Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'