KORÇË- Një zjarrfikës në Pogradec e kishte kthyer lokalin e tij në bazë për të shitjen e drogës. Nga kontrollet që u ushtruan në lokalin e tij, në kuadër të operacionit “Aktiviteti”, policia gjeti një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje.
Po ashtu u gjet edhe një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe si rezultat kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Aktiviteti”, u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 54 vjeç, banues në Pogradec, (zjarrfikës në bashkinë Pogradec).
Nga kontrolli në lokalin që administronte ky shtetas, në lagjen nr.1, Pogradec, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Komente











