Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarkun e Elbasanit, ndërsa shërbimet po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Njëra vatër ndodhet në fshatin Shqiponjë, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas, ndërsa tjetra në fshatin Dardhë, në Njësinë Administrative Hotolisht të bashkisë Librazhd.

Forcat e angazhuara në terren po vijojnë punën për vënien nën kontroll të zjarreve.


Lajmi kryesor:

Mallakastër/ Zjarri në Riban vihet nën kontroll pas ndërhyrjes me helikopter e avion, familjet e evakuuara kthehen në banesa! Policia: Hetime për zjarrvënie të qëllimshme, disa të shoqëruar (VIDEO)