Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu pasditen e sotme një zonë në Grykë-Lumi në Shënkoll të Lezhës duke djegur një sipërfaqe prej rreth dy hektarë me pemë frutore. 

Flakët u konstatuan rreth orës 14:30 dhe, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga djegia e mbetjeve bujqësore në tokat pranë zonës.

Situata u bë më e rrezikshme pasi flakët iu afruan një banese dykatëshe. Ndërhyrja e banorëve dhe më pas e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përfshirjes së banesës nga flakët. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.


Lajmi kryesor:

Vijojnë zjarret në Dibër e Shkodër, izolohet vatra në Fier! 9 të tjera nën mbikëqyrje