Ndërron jetë në QSUT i moshuari nga Shijaku me inicialet H.SH. 71-vjeçari nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve që mori si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tij para dy ditësh.

I moshuari u përfshi nga flakët pas zjarrit në banesë, ndërsa u dërgua me shpejtësi për mjekim në Tiranë, por sot ndërroi jetë. Nga të dhënat e para nga grupi hetimor mësohet se shkak i zjarrit në banesë ishte bërë një qiri që u harrua ndezur. 

d.b/shqiptarja.com