VLORE - Bilanci i tragjedisë në Vlorë, në lagjen ''1 Maji'' të qytetit, nga banesa e përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, mund të ishte edhe më i rëndë.
Në banesën ku humbën jetën 73-vjeçarja, Selkie Hoxhallari dhe djali i saj, 43-vjeçar, Olsi Hoxhallari, ka pasur rrjedhje gazi gjatë naftës, ku nga soba e ndezur, e cila përdorej për ngrohje, ka shkaktuar zjarrin në shtëpinë një katëshe, duke bërë që dy personat që ishin në gjumë të humbin jetën nga asfiksia.
Trupat e tyre u gjetën nga familjarët në gjendje të karbonizuar. Por bilanci i kësaj tragjedie mund të ishte me pasoja edhe më të rënda. Kjo pasi 43-vjeçari i cili humbi jetën, Olsi Hoxhallari, ishte baba i një fëmije. Familja kishte edhe një banesë tjetër ngjitur me atë të tragjedisë, ku i mituri ka qenë duke fjetur me të ëmën e tij. Fati ka qenë me të dhe fëmija ka mundur t'i shpëtojë vdekjes ndryshe nga babai dhe gjyshja e tij të cilët u shkrumbuan nga flakët .
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com