TIRANË - Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano i ka telefonuar ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me të cilin ka biseduar lidhur me situatën e krijuar në tragetin grek “NORMAN ATLANTIC”. Të dy ministrat kanë shkëmbyer informacione për ecurinë e deritanishme të operacionit të shpëtimit.

Ministri Tahiri e informoi Alfanon se e gjithë infrastruktura pritëse në të gjitha portet e Shqipërisë është në gadishmëri maksimale për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet nga ankorimi i tragetit në këto porte dhe emergjencës shëndetsore për pasagjerët.

Sipas Alfanos 138 pasagjerë janë evakuuar tashmë dhe ndërkohë vijon operacioni për shpëtimin e çdo pasagjeri.

Të dy ministrat po mbajnë kontakt të vazhdueshëm personal për përballimin e situatës emergjentë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptaja.com)