Një tjetër fqinjë e familjes Azistllari në Maliq, ku humbi jetën sot Merjeme Azistllari 40-vjeçe, së bashku me djalin Lukën 14-vjeç pasi banesa u përfshi nga zjarri ka folur për këtë tragjedi.
Ajo tregon për Report Tv se i ndihmonte me ndihma, pasi familja jetonte në kushte të vështira, ndërsa thekson se të dy fëmijët nuk shkonin në shkollë.
‘Jetonin shumë keq, nuk merrnin as kemp. Më vjen shumë keq, sepse shkoja dhe i ndihmoja i jepja njërit nga 2 nga 10 mijë lekë, sepse mi dërgon çupa nga Gjermania dhe i ndihmoja. I kam dhënë njëherë dy divanë. Po lajmin e dëgjova në televizor. Vetëm ai i shoqi punonte, ngrihej që në orën 7 ikte në punë. Fëmijët ishin të dy të sëmuar. Nuk e kemi parë njëherë përjashta djalin, rrinte brenda. Është një fatkeqësi e madhe. Nuk i çonte në shkollë fëmijët, nuk ishin për në shkollë ata, sepse janë autikë’, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Maliq/ Banesa përpihet nga flakët, humb jetën nëna dhe djali! Vajza 6- vjeçare rëndë në QSUT! Fqinjët: Jetonin në varfëri, fëmijët me spektrin e autizmit (VIDEO)









