Pas përfundimit të aksionit për shuarjen e zjarrit në Bibliotekën Kombëtare gjatë paradites së djeshme, në faqen në Facebook zjarrfikësja e Tiranës ka publikuar disa foto me mbishkrimin 'U lodhëm por ja vlejti'.
"U lodhem por ja vlejti 'Biblioteka Kombëtare' kjo pasuri kulturore dhe letrare e kombit , nuk i humbi vlerat historike , nga zjarri i rënë në katin -2 të saj. Kjo falë efektivave zjarrfikës të cilët bënë të mundur që dëmet nga zjarri të ishin minimale".
Zjarrfikësja e Tiranës ka publikuar edhe momente nga ndërhyrja për shuarjen e zjarrit në katin e nëndheshëm.
Pas ndërhyrjes së policisë bashkiake dhe zjarrfikëseve zjarri u shua, por ende nuk janë konfirmuar dëmet.
Djegia e bibliotekës ka sjellë një shqetësim të madh tek studiuesit, ndërsa zëvendësministri i kulturës Zef Çuni tha se nuk janë djegur libra të rëndësishëm.
[gallery]21471[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO