Zjarri në hotelin në Devoll, dyshohet se shkak mund të ketë qenë rrjeti elektrik në papafingo

Zjarri në hotelin në Devoll, dyshohet se shkak mund të ketë qenë rrjeti elektrik në papafingo

1701703038_korce.jpg

Burime nga zjarrfikësja e Devollit bëjnë të ditur se zjarri nisi nga çatia, tip papafingo e hotelit. Duke qenë trarët dhe pjesa më e madhe e saj ishin prej druri, zjarri u shpërnda me shpejtësi vetëm në katin e tretë të godinës trekatëshe.

Sipas burimeve nga Policia e Devollit, bëhet e ditur se në momentin e nisjes së flakëve nuk kishte klientë në objekt, por vetëm pronarët të cilët bënë edhe lajmërimin e zjarrfikëses, ata dolën pa probleme dhe me shpejtësi nga objekti. Vetëm brenda pak minutash mbërritën dy mjete të shërbimit zjarrfikës, por për shkak se zjarri ishte përhapur në të gjithë katin nuk mundën të shmangnin dëmet materiale.

Sipas burimeve paraprake, shkak i zjarrit mund të ketë qenë rrjeti elektrik i cili gjendej në çatinë e objektit, gjithsesi akti i ekspertimit pritet të kryhet ditën e sotme nga policia në bashkëpunim me zjarrfikësen.

Paraprakisht dihet që janë shkaktuar dëme të mëdha në katin e tretë, në të cilin u përfshinë të gjashta dhomat. Hoteli për shkak se gjendet në buzë të rrugës Korçë – Devoll shërbente kryesisht për kalimtarët e rastit dhe duke qenë se ishte një vakt dreke në të nuk kishte asnjë klient.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Përfshihet nga flakët hoteli në Devoll, shkrumbohen plotësisht 6 dhoma të katit të tretë! Shkak dyshohet defekti në rrjetin elektrik


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje