Zjarri në Ishullin e Sazanit, Berisha: Rama harxhon 150 mijë euro për fluturime me avion personal, po nuk merr me qira një avion 'Canadair' për të shuar flakët

Zjarri në Ishullin e Sazanit, Berisha: Rama harxhon 150 mijë euro për fluturime me avion personal, po nuk merr me qira një avion 'Canadair' për të shuar flakët

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zjarrin në Ishullin e Sazanit, ku hodhi akuza në drejtim të Edi Ramën, ku tha se përdor avion personal për fluturimet e tij që shkojnë deri në 150 mijë euro, por nuk ndërhyn për të shuar flakët.

"Kreu i qeverisë bredh poshtë e përpjet me avion, 150 mijë euo në fluturim, po një Canadair nuk e marrim dot ne për verën. Programin e biznesit të vogël do e shkruani ju, por ju ftoj bashkarisht të organizojmë rezistencën e merituar ndaj këtij regjimi që sot është monist, që i tillë ekziston vetëm në Bjellorusi. Nuk duhet të kemi asnjë kompleks, s'duhet të na ndodhin këto, se jemi vend anëtar i NATO-s", tha Berisha në takim me biznesin e vogël.

Në një takim me Shoqatën e Biznesit të vogël e të mesëm, Berisha akuzoi qeverinë për represion dhe vjedhje. 

“Shpreh mirënjohjen më të thellë për punën e sakrificat që bëni, por njëkohësisht dhe keqardhjen më të madhe për represionin e vërtetë që iniciativa juaj e lirë pëson nga një regjim, nga një qeveri e cila ka tipar kardinal vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Dua t’ju them se hajduti nuk ka as profesion, as moral, as përgjegjësi zyrtare, është vetëm hajdut dhe mendon se si të plaçkitë tjetrin në çdo veprim. Po të analizoni këtë qeveri, të gjithë veprimtarinë e saj ndaj jush, është e tëra se si t’u intimidojë njëlloj si hajduti që futet natën në shtëpinë dhe ta zbraz shtëpinë dhe këta me praktika nga më antiligjore, antikushtetueset janë vërsulur si lukuni mbi ju, duke bërtitur me propagandën e tyre se jemi të vetmit në Europë që nuk tatojmë biznesin e vogël, me pacipësi absolute se jemi këta, jemi ata paçka se ju vënë në krye një Sude apo Xhaferr siç ishte drejtori i tatimeve që ndërtonte piramida me paratë tuaja dhe njerëz të cilët, zyrtarë të cilët, pavarësisht nëse kanë shkolla apo jo, kanë studiuar për financa apo ekonomi, në të gjithë praktikat e tyre nuk mendojnë gjë tjetër, vetëm si tju grabisin ju, biznesin e vogël, për të cilët ju jeni njerëz anonimë. Ata janë një me oligarkët dhe gjithë interesat e tyre bien mbi ju", tha Berisha. 

Deklaratat, Berisha i bëri pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të biznesit të vogël e të mesëm, të cilëve, pasi u dëgjoi shqetësimet, u kërkoi mbështetje në luftën kundër qeverisë, që për ish kryeministrin duhet të nisë me protesta të fuqishme. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojën rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojën rregullat