Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamjet e momentit kur forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët në katin e katërt të pallatit.

Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese. 

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.  Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve . Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit' informoi policia. 


Lajmi kryesor:

Tiranë, zjarr në katin e katërt tek kompleksi 'Kika 2' te 'Komuna e Parisit', evakuohen banorët! Shkak një shkëndijë në paketën elektrike në një zyrë