Zjarri në fshatin Abaze në Krujë që kërcënon banesat është i shkaktuar nga dora e njeriut, bën me dije ministri Ermal Nufi. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forca zjarrfikëse nga toka dhe 3 helikopterë.

“Në zonën e Abazës në Krujë, bashkë me kolegun Besfort Lamallari, Drejtorin e AKMC dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Zjarrfikësve duke ndjekur nga afër situatën e zjarrit të shkaktuar fatkeqësisht nga dora e njeriut. Që prej pasdrekes, po punohet intensivisht me mbështetje nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore, bashkë me forcat operacionale të strukturave vendore.

Shumë mirënjohje dhe respekt për pilotët e forcës ajrore dhe efektivët MZSH Krujë, Kamëz, Tiranë dhe Vorë, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave të rrezikuara. Për shkak të terrenit të thepisur dhe vështirësisë së ndërhyrjes nga toka, operacioni po zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga toka dhe ajri, me synim vënien sa më shpejt nën kontroll të zjarrit”, shkruan Nufi.


Lajmi kryesor:

Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Arrestohet autori i zjarrit, lëshohet urdhër evakuimi! 2 vatra aktive në Mallakastër (VIDEO)