Zjarri në Livinë të Finiqit, prefekti Mamaj për Report Tv: Flakët nën kontroll, po punojmë për shuarjen! 100 zjarrfikës e efektivë të FA në terren

 

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka dhënë detaje në Report Tv për zjarrin në Livinë të Finiqit. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Mamaj tha se po vijon puna në terren për shuarjen e flakëve. Ai theksoi se zjarri është larg zonave të banuara, ndërsa në terren janë rreth 100 zjarrfikës dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

"Që në orët e paradites, rreth orës 11:30 ka patur një zjarr, e favorizuar nga era ka patur një zgjerim të territorit të përshkruar nga zjarri. Orët e pasdites më ndërhyrjen e helikopterit dhe zjarrfikësit, kanë vënë në kontroll zjarrin. Në këtë orë po punohet edhe me ndihmën e FA, kanë vënë në kontroll një zjarrin jashtë qendrave të banuara. Në qendrat e banuara nuk ka asnjë lloj rreziku.

Ka patur ndërhyrje, se disa banorëve u rrezikohej shtëpia. Bashkia merr masa për evakuimin dhe për të qëndruar në bende që janë të sigurt. Përveç dy shtëpive të vjetra që janë dëmtuar, pjesa tjetër janë pa probleme. Nuk kemi probleme, vetëm në fshatin Livinë, nuk mund të veprohet me forca pasi terreni është shumë i thepisur. Po veprojmë në terrene ku është e mundur dhe kemi instaluar zjarrfikësit të Finiqit dhe Dropullit. Rreth 100 zjarrfikës janë në terren", tha Mamaj për Report Tv.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Vijon zjarri në Livinë të Finiqit! Në mesditë u dogjën 3 banesa! Prefekti Mamaj: Flakët nën kontroll, po punojmë për shuarjen


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë