VIDEO/ Vijon zjarri në Livinë të Finiqit! Në mesditë u dogjën 3 banesa! Prefekti Mamaj: Flakët nën kontroll, po punojmë për shuarjen

FINIQ - Kodrat me ullinj në fshatin Livinë të Finiqit janë në ‘pushtetin’ e flakëve që prej paradites së sotme. Zjarri ka nisur rreth orës 11:00 ndërsa vijon ende. Report Tv sjell edhe pamjet nga zona që është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen, ndërsa në terren po ashtu është edhe prefekti Mamaj dhe kryetari bashkisë Finiq Romeo Çakuli.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj në një lidhje telefonike për Report Tv theksoi se zjarri është larg zonave të banuara, ndërsa në terren janë rreth 100 zjarrfikës dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

"Që në orët e paradites, rreth orës 11:30 ka patur një zjarr, e favorizuar nga era ka patur një zgjerim të territorit të përshkruar nga zjarri. Orët e pasdites më ndërhyrjen e helikopterit dhe zjarrfikësit, kanë vënë në kontroll zjarrin. Në këtë orë po punohet edhe me ndihmën e FA, kanë vënë në kontroll një zjarrin jashtë qendrave të banuara. Në qendrat e banuara nuk ka asnjë lloj rreziku", tha Mamaj për Report Tv.

Si pasojë e flakëve, në mesditë janë djegur pjesërisht 3 banesa, ndërsa tani zjarri është jashtë zonave të banuara. Report Tv solli edhe pamjet e banesave të djegura, ku duket se orenditë janë dëmtuar.

"U dogj banesa jonë dhe dy të  tjera. U dogjën mbi 3 mijë rrënjë ullinj, ende vijojnë të digjen. Ende vijojnë të digjen", thotë i moshuari.

Rreth orës 15:00 u ndërhy nga ajri për shurjen, pasi rrezikoheshin edhe banesa të tjera nga flakët. Ndërkohë, një 36-vjeçar nga fshati Livinë është shpallur në kërkim nga policia si autor i zjarrvënies që ndodhi gjatë paradites së sotme (11 shtator) në këtë zonë. Sipas policisë, mësohet se Mario Buzuka ka ndezur zjarrin në tokat e tij për djegien e barishteve, por për shkak të erës flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Pasi ka parë përhapjen e zjarrit 36 vjeçari është larguar.

Fshati Livinë është një ndër fshatrat më të banuar në bashkinë e Finiqit tashmë prej vitesh i braktisur nga banorët. Mësohet se janë gati 250 banesa në këtë fshat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:16
Zjarri në Livinë të Finiqit, prefekti Mamaj për Report Tv: Flakët nën kontroll, po punojmë për shuarjen! 100 zjarrfikës e efektivë të FA në terren

 

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka dhënë detaje në Report Tv për zjarrin në Livinë të Finiqit. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Mamaj tha se po vijon puna në terren për shuarjen e flakëve. Ai theksoi se zjarri është larg zonave të banuara, ndërsa në terren janë rreth 100 zjarrfikës dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

"Që në orët e paradites, rreth orës 11:30 ka patur një zjarr, e favorizuar nga era ka patur një zgjerim të territorit të përshkruar nga zjarri. Orët e pasdites më ndërhyrjen e helikopterit dhe zjarrfikësit, kanë vënë në kontroll zjarrin. Në këtë orë po punohet edhe me ndihmën e FA, kanë vënë në kontroll një zjarrin jashtë qendrave të banuara. Në qendrat e banuara nuk ka asnjë lloj rreziku.

Ka patur ndërhyrje, se disa banorëve u rrezikohej shtëpia. Bashkia merr masa për evakuimin dhe për të qëndruar në bende që janë të sigurt. Përveç dy shtëpive të vjetra që janë dëmtuar, pjesa tjetër janë pa probleme. Nuk kemi probleme, vetëm në fshatin Livinë, nuk mund të veprohet me forca pasi terreni është shumë i thepisur. Po veprojmë në terrene ku është e mundur dhe kemi instaluar zjarrfikësit të Finiqit dhe Dropullit. Rreth 100 zjarrfikës janë në terren", tha Mamaj për Report Tv.

 

Ora 22:14
Vijon zjarri në Livinë të Finiqit ku u dogjën 3 banesa, Report Tv sjell video! Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen

 

Report Tv sjell video nga zjarri në Livinë në Finiq. Siç shihet edhe nga pamjet, flakët vijojnë, ndërsa si pasojë e tyre janë djegur edhe 3 banesa pjesërisht.

Flakët vijojnë, tashmë jashtë zonave të banuara ndërsa zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen. Në terren po ashtu është edhe prefekti Mamaj, kryetari bashkisë Finiq Romeo Çakuli. Për fikjen e zjarrit po punojnë forcat zjarrfikëse, efektivë të Policisë dhe 20 efektivë të ushtrisë.

Ora 20:35
Zjarri në Finiq ku u dogjën 3 banesa, në kërkim 36-vjeçari! Policia: Ndezi zjarrin në  tokën e tij dhe flakët u përhapën

1694438900_78778788787.jpg

Policia ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar, për zjarrin që ka rënë në kodrat e fshatit Livinë në Finiq ku u dogjën 3 banesa. Në kërkim është shpallur Mario Buzuka, i cili sipas policisë ka i vuri flakën tokës së tij, por më pas zjarri u përhap duke djegur tre banesat. Ndërkohë, vijon puna për fikjen e zjarrit.

“I vuri zjarrin tokës së tij, por ai u përhap duke përfshirë një sipërfaqe shumë të madhe dhe si pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa, dhe u rrezikuan disa të tjera, falë inteligjencës policore dhe veprimeve të shpejta në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 36-vjeçarin. Më datë 11.09.2023, rreth orës 11:00, në fshatin Livinë, bashkia Finiq, në një sipërfaqje toke ka rënë zjarr. Zjarri, i favorizuar nga era, ka marrë përmasa duke djegur pjesërisht 3 banesa në fshatin Livinë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendgjarje dhe krahas ndihmës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, kanë bërë evakuimin e banorëve dhe kanë vijuar veprimet për identifikimin dhe kapjen e  autorit.

Falë inteligjencës policore dhe veprimeve profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Livinë, i cili pasi ka vënë zjarrin në tokën e tij dhe ka parë se zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, është larguar menjëherë. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, shërbimet policore, zjarrfikësit, emergjencat civile dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes po vijojnë intensivisht punën për shuarjen e zjarrit. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës”, njofton policia.

Ora 17:21
Zjarri ‘përpin’ katër hektarë ullishte në Krujë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në fshatin Mazhë e Madhe të njësisë administrative Bubq në rrethin e Krujës.

Zjarri ka djegur deri tani rreth 4 hektarë ullishte e pyje dhe vijon të avancojë drejt disa banesave të braktisura.

Sipas burimeve bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugës është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse.

Kërkohet ndërhyrje nga ajri pasi zjarri i favorizuar edhe nga era që po fryn po avancon me shpejtësi e po djeg çfarë gjen përpara.

Ora 15:30
'Mu dogj shtëpia fare! 2 - 3 mijë rrënjë ullinj' Zjarri u dogji banesën, nëna e gjyshi në Finiq përpiqen të shpëtojnë ç'të mundin

Një çift të moshuarish luftojnë me flakët për të shpëtuar ç’të mundin por zjarri tashmë i ka përpirë pasurinë e tyre që e kanë ngritur me mund.   

“Mu dogj shtëpia fare. Vaji, 3 kuintal vaj. Të gjithë ullinjtë janë djegur, 2 – 3 mijë rrënjë janë këtej (tregon me duar lart) por ka dhe poshtë” tregon i moshuari.

Zjarrfikësit përpiqen të shuajnë flakët për të shpëtuar çfarë të mundin por shpresat janë të pakta.

Prej 3 orësh flakët në fshatin Livan, një nga fshatrat më të banuar të Finiqit vijon të digjet.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 11/09/2023 15:56

    Fatkeqesi e madhe.Keta njerez duhen ndihmuar!

    Përgjigju
    • Policioto: 12/09/2023 05:34

      Do i ndihmojnë si kanë ndihmuar të gjithë para tyre. Arrestoni kush t'ju dalë përpara. Se po ra zjarri në tokë nuk do të thotë se i zoti i tokës i vuri zjarrin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit