Zjarri masiv që përfshiu të enjten një magazinë me lodra fëmijësh dhe fishekzjarrë në Shkozet, ishte pasojë e një veprimi të papërgjegjshëm të një qytetari që ndezi zjarr për të djegur barishtet.
Siç njoftohet zyrtarisht, policia arriti ta identifikojë atë, Admir Ndoja një 38-vjeçar me banim në Durrës, i cili u arrestua.
Nga zjarri që ai ndezi për djegien e barishteve, flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë magazinën pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Jo vetëm kaq, nga zjarri u këputën edhe 3 kabllo të tensionit të lartë, ndaj për arsye sigurie energjia elektrike u stakua për disa orë në një pjesë të qytetit.
Nga tymi që u përhap, policia devijoi qarkullimin e makinave në disa segmente.
Gjatë operacionit për shuarjen e flakëve të enjten, dy zjarrfikës përfunduan në spital për shkak të asfiksimit
Në pamjet që Report Tv sjell këtë të premte, evidentohen pasojat e zjarrit në magazinë, i cili vijon të jetë ende aktiv, pori vënë nën kontroll.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.








Komente
Komento