Një vatër e re zjarri është aktivizuar ditën e sotme në afërsi të lagjes Goskë ku rrezikoheshin dhe objekte banimi. Forcat e mobilizuara në vatrën Maja e Rrunës u detyruan të zhvendosen në këtë vatër zjarri për ta shmangur nga banesat. Në ndihmë u erdhi edhe helikopteri. Forcat zjarrfikëse kanë arritur ta shmangin përkohësisht nga banesat, ndërsa puna do të vijojë sërish dhe nesër.

Ndërsa situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku i Thive) në Malzi, bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike, njofton Mbrojtja Civile dhe e Emergjencave.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Njësia Administrative Malzi, 8 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës

Ndërkohë në bashkinë e Tropojës, vatrat e zjarrit të rënë, një në zonë të mbrojtur në fshatin Dragobi, Margegaj dhe vatra e zjarrit në Cërrnicë njësia administrative Llugaj janë shuar plotësisht.

Në bashkinë Hasit, është aktive një vatër zjarri në zonë pyjore afër lagjes Ahmataj fshati Nikoliq, Golaj.

Për izolimin e kësaj vatre zjarri janë angazhuar 10 punonjës të pyjores dhe 4 efektiv zjarrfikës të MZSH-së Has.

2 vatrat e zjarrit në fshatin Fatishe dhe Progem u shuan dje në darkë me ndihmën e zjarrfikësve nga Elbasani dhe Rrogozhina dhe banorëve të zonës. Situata me zjarret në këtë bashki për momentin e paraqitet e qetë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Vatër e re zjarri në lagjen Goskë, rrezikohen banesat! Zjarrfikësit lënë Majën e Rrunës për të shuar flakët në fshatin e banuar, ndërhyn edhe helikopteri

Një vatër e re zjarri është aktivizuar ditëne  sotme në orën 14 :42  në afërsi të lagjes Goskë të fshatit Pistë Nj.Ad Malzi ku rrezikoheshin dhe objekte banimi. Forcat e mobilizuara në vatrën Maja e Rrunës u zhvendosën në këtë vatër zjarri për ta shmangur nga banesat. Në këtë zonë u angazhua dhe një helikopteri. Kjo vatër zjarri mbetet problematika dhe nesër forcat do të angazhohen po këtu.

Ndërsa situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive)  vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës ,si dhe nga ajri me helikopter.