Vijon të mbete kritike situata me zjarret në Majën e Rrunës, ku pavarësisht ndërhyrjes nga toka, sërish flakët nuk janë vënë nën kontroll dhe vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra.
Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës, Pyjeve dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës, janë duke luftuar me flakët, për të bërë të mundur uljen e agresivitetit të flakëve, por për shkak të terrenit të vështirë forcat nuk mundur të ndërhyhet dot në të gjithë zonën.
Lajmi kryesor:
Flakët vijojnë të djegin Majën e Rrunës, zjarri i afrohet Tunelit të Kalimashit! Puna e zjarrfikësve e FA nga toka nuk qetëson situatën, pritet ndërhyrje nga ajri








