Një vatër zjarri e përmasave të mëdha që u aktivizuaa pasditen e të martes në Palasë të Vlorës mbetet aktiv edhe ditën e sotme.
Një helikopter i Forcave të Armatosura mbërriti dje rreth orës orës 18:45 duke shuar një pjesë të zjarrit, ndërsa në pjesën tjetër të vatrës, në latësi, zjarri mbetet përsëri aktiv. Helikopteri nisi punën sërish mëngjesine sotëm për shuarjen e zjarrit. Në mbështetje të helikopterit po punojnë në terren rreth 120 forca, nga të cilat 60 trupa nga batalioni i Poshnjes dhe Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale të Gjirokastrës.
Në ndihmë të zjarrfikësve që kanë mbërritur që dje janë edhe ushtarët. 90 efektivë të forcave të armatosura, zjarrëfiksja e Himarës, AKZM dhe vullnetarë janë angazhuar për neutralizimin e zjarrit .
Një vatër u neutralizua gjatë ditës së djeshme në ndërhyrje nga ajri, pasi flakët përparuan drejt resortit turistik në Palasë. Por, gjatë natës ka pasur sërish përparim të flakëve. Më problematike duket situata në vatrën e përparuar drejt Karaburunit, ku pritet ndërhyrje nga ajri gjatë paradites.
Këtë herë mësohet se zjarri është shkaktuar pasi ka pasur shkëndija dhe rrufe në këtë zonë. Flakët duken se janë shumë pranë detit, ku gjatë muajit gusht ka mbipopullim nga pushuesit e huaj dhe vendas.
Zjarri ka rënë rreth orës 14:00, në “Zonën e Mbrojtur” Karaburun, poshtë antenës, Palasë, Himarë, në një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:29
Zjarri në Palasë, nis ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve
Një helikopter mbërriti në Palasë të Vlorës për të shuar flakët që po përhapen pas vatrës që u ndez pasditen e djeshme. Ndërhyjra për neutralizimin e zjarrit ka nisur.
Sa shpejt shkon helikopteri kur bie ne palase me
PërgjigjuJan vipat aty or tej