Zjarri në pallatin në Tiranë, inxhinieri në Report Tv: Meteriali që u dogj i rrezikshëm, duhet të ishte vendosur ndërmjet dy mureve

Përfshirja nga flakët e pallatit 10 katësh dhe vështirësia e shuarjes së zjarrit nga forcat zjarrfikëse, një ditë më parë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, ka ngritur alarmin mbi sigurinë e ndërtimit të banesave në vend.

Inxhinieri, Luigj Aleksi, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në studion e Report Tv, tha se kapoti duhet të jetë me material për mbrojtjen nga zjarri. Në rast të kundërt shpjegoi eksperti, kapoti duhet të ishte vendosur mes dy mureve të betonit, pasi është material i rrezikshëm.

‘Duhet të përdorësh kapot për materialin për mbrojtjen nga zjarri. Teknologjia e vendosjes së kapotës duhet të vendoset ndërmjet dy mureve. Ajo duket se është kapot e jashtme. Nuk kushton pak, por e vendosin se duke menduar se do të kenë konsum më të ulet energjetik. Mund të bëhet edhe me suvatime të zakonshme. Ky është material i djegshëm. Kapota është material që nuk ka nevojë të bëhet në këtë masë, kryesisht në qytete si Tirana apo Durrësi, pasi janë qytete që nuk kanë më shumë se 10 ditë në vit temperatura nën 0.’- tha inxhineri.

Sipas inxhinerit, kushtet teknike në letër i kemi të sakta, e se kolaudimi nga një sërë institucionesh.

‘Kushtet teknike efektivash i kemi të sakta, flas ne letër, jo tek ky projekti. Hartohen në bazë të kushteve teknike që parashikojnë masat e mbrojtje nga zjarri. Duhet të firmosin kur merret leja e ndërtimit dhe vërtetim nga enti i mbrojtës nga Zjarri. Një objekt duhet të kontrollohet edhe nga institucionet e forcave zjarrfikëse.’- tha inxhinerit.

Inxhiner Alkesi, tha se duhet të tu lëmë hapësirë mjeteve mbrojtëse nga zjarri, pasi shpesh herë hasin vështirësi që të ndërhyjnë për të shuar flakët.

‘Duhet tu lëmë hapësirë mjeteve të mbrojtjes nga zjarri. Ai pallat është i mbërthyer nga dy pallate të tjerë. Aty duhet disa mjete. Zjarrfikëset nuk kanë rrugë edhe të futen. Një nga kushtet kryesore është ti krijosh akses të mirë hyrjes.’- tha Aleksi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 15/09/2023 17:12

    I thoni ketij "inxhinierit" qe termoizolimi nuk behet vetem per te ftohtin.

    Përgjigju
  • Fshati: 15/09/2023 15:41

    Ky u dogje dhe nuk eshte as i pari dhe as i fundit. Normalisht ne vendet ku sundon ligji para se te jepet autorizimi per banim apo cfaredo lloji aktiviteti, autorizimi i zjarrfikese eshte i detyrueshem.

    Përgjigju
  • denis: 15/09/2023 12:54

    Keshtu ndodh kur cdo person behet ndertues.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Interpelanca/ Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të territorit, ndryshimet ligjore nuk cenojnë asnjë direktivë europiane

Interpelanca/ Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të territorit, ndryshimet ligjore nuk cenojnë asnjë direktivë europiane