Fier- Një ditë pas rënies së zjarrit në pyllin e Semanit në Fier, të tjera të dhëna vijnë nga Fieri. Zjarri ende nuk ka arritur në kurorën e pishave, ndërkohë që pas ndërhyrjes së helikopterit të Forcave të Armatosura, flakët janë vënë nën kontroll. Ditën e djeshme, u raportua për 2 hektarë shkurre të djegura, por sot sipërfaqja e prekur ka shkuar në 6 hektarë.
VIDEO me dron/Zjarri i djeshëm te pylli i Semanit
Prefekti i qarkut Fier, Baki Bala, në një lidhje direkte për Report Tv ka sqaruar situatën e zjarrit në Pyllin e Semanit. Bala ka thënë se situata po shkon drejt normalizimit dhe se në këtë emergjencë janë përfshirë 6 hektarë.
Situata është drejt vendosjes në kontroll. Ka ende disa vatra të rrezikshme, që mbahen nën kontroll. Situata është e tillë që kurorat e pishave janë ende të pacënuara gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme. Ka një mbështetje shumë të fuqishme, nga strukturat në qark por edhe ato qendrore. Kemi shpresë se do të normalizohet. Kjo situatë ka përfshirë 6 hektarë.
6 hektarë nuk janë dëmtim të pishave, por janë të pëfshira në këtë emergjencë.
Baki Bala, prefekt i qarkut Fier
Ndërkohë edhe në qytetin e Lushnjes një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj është përfshirë nga flakët. Për shkak terrenit të vështirë në vendin ku ka rënë zjarri nuk arrin të shkojnë mjetet zjarrfikëse, ato janë përqendruar në afërsi të banesave për të bërë të mundur evitimin e përhapjes së zjarrit drejtë shtëpive.