Zjarri në urgjencën e QSUT, 30 milionë lekë rehabilitimi! Ministrja Koçiu në Komisionin e Shëndetësisë: Brenda majit kthehet funksioni

TIRANË- Më shumë se 2 muaj nga rënia e zjarrit në urgjencën e re të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” punimet për ta rikthyer në normalitet ka nisur vetëm sot.

 “Janë zhvilluar procedurat për ta rikthyer këtë shërbim në gjendje pune. Kompania ka nisur punën për rehabilitimin, punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj për ta rikthyer shërbimin”.

Teksa raportoi për herë ta parë për situatën në Komisionin për Shëndetësinë, ministrja Albana Koçi zbuloi se 30 mln lekë janë alokuar për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT e cila pritet të rinisë shërbimin ndaj pacientëve vetëm në maj.

“Kemi vetëm djegie të pjesshme të kabujve që kanë nxjerrë jashtë funksioni pjesën e imazherisë, por s’ka dëmtim të pajisjeve biomjekësore. Po kryhet investimi për ta kthyer në situaten e meparshme. Eshtë 30 mln lekë vlera që i është dedikuar. Ka marrë oponencën përkatës nga ekspertët që garantojnë se do kthehet puna. Përfundon brenda muajit maj, sot fillojnë punimet aty”, tha Koçiu. 

Ministrja theksoi se ngjarja është në hetim nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa sqaroi se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik në katin -1, në një prej dhomave teknike ku ka pasur djegie të kabujve. Ministrja garantoi se nuk ka pasur defekt të pajisjeve biomjekësore të spitalit, pasi sipas saj falë këtij investimi sistemi ka reaguar dhe situata është normalizuar në kohë.

“Sa i përket incidentit, pa dashur të normalizoj dhe të jap më shumë rendësi se dihet, është në hetim nga prokuroria, por nga të dhënat paraprake nga grupi i punës mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik të ndodhur nga dhomat teknike ku ka patur djegie të kabujve elektrike, pa dëmtuar pajisjet biomjekësore të spitalit. Sot që flasim në QSUT vijon normalisht puna dhe i vetmi shërbim që është zhvendosur është urgjenca kardiake dhe ajo e sëmundjeve të brendshme”, tha Koçiu.

 Zjarri në urgjencën e re në QSUT me 11 shkurt solli ngarkesë në pritjen e urgjencave ndërsa pacientët u detyruar të shkonin për shërbim në spitalet si Shefqet Ndroqi, apo edhe në rrethe në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe Spitalins Memorial të Fierit.

“Bëhet fjalë vetëm për hemodinamikën e ndarë në spitalin Memorial të Fierit, Shefqet Ndroqi dhe Shkodër! Kemi 800 raste të pritura në Shefqet Ndroq, 314 në Fier dhe 67 në Shkodër. Do duhet të theksoj se pranë QSUT merret shërbimi i urgjencës, 900-100 raste në ditë, nuk është e vërtetë që urgjenca është komplet jashtë funksionit”, theksoi Koçiu. 

Gjatë komisionit pati edhe rekomandime nga radhët e opozitës, për të siguruar shërbim cilësor dhe të sigurt për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Problem i urgjencës ka një thelbësore, në Shqipëri ne nuk përballojmë dot as urgjencën ekstreme kemi hyrë në o paguaj o vdiq.  Urgjenca e,,, duhet të paguaj 30 mijë euro, ose të vdesë, kjo nuk jepet. Pse nuk realizohen këto urgjenca ekstreme. Një i sëmurë që e pëson edhe brenda Tiranës o do shkoj në privat, ose do e paguaj shumë rëndë, jo më në rrethe”, u shpreh Dashamir Shehi. 

Situata kaotike me urgjencat vijon që prej datës 11 shkurt kur në katin -1 në Urgjencën e re të QSUT-së ra zjarr, për shkaqe që po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Zjarri në QSUT, Koçiu: Kemi alokuar 30 mln lekë për ta kthyer në funksion! Nuk ofrohet vetëm shërbimi i hemodinamikës

 

Në Komisionin e Shëndetësisë, ministrja Albana Koçi zbuloi se 30 mln lekë janë alokuar për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT. Ministrja thekson se ka nisur puna për rehabilitimin që pritet të përfundojë brenda muajit maj.

Koçiu tha se nuk është e vërtetë që urgjenca e QSUT është totalisht janë funksionit, por bëhet fjalë vetëm për hemodinamikën.

“Pati një dëmtim në nivel dhome teknike, po bëhen hetimet, pastaj do jemi në gjendje për të thënë kush janë masat që duhet të marrim. Kjo nuk tregon që investimet që janë kryer aty nuk janë investime me standarde. Falë protokolleve në ndërtim nuk kishte dëme në jetë njerëzore dhe përhapje të zjarrit, nuk kemi as dëmtime në infrastrukturë. Kemi vetëm djegie të pjesshme të kabujve që kanë nxjerrë jashtë funksioni pjesën e imazherisë, por s’ka dëmtim të pajisjeve biomjekësore. Po kryhet investimi për ta kthyer investimin, 30 mln lekë është vlera që i është dedikuar. Ka marrë oponencën përkatës nga ekspertët që garantojnë se do kthehet puna. Përfundon brenda muajit maj, sot fillojnë punimet aty.

Bëhet fjalë vetëm për hemodinamikën e ndarë në spitalin Memorial të Fierit, Shefqet Ndroqi dhe Shkodër! Kemi 800 raste të pritura në Shefqet Ndroq, 314 në Fier dhe 67 në Shkodër. Do duhet të theksoj se pranë QSUT merret shërbimi i urgjencës, 900-100 raste në ditë, nuk është e vërtetë që urgjenca është komplet jashtë funksionit.

Kemi marrë masa për të paraprirë këtë situatë duke filluar alokimin e fondeve që të bëhen procedurat përkatëse dhe ta rikthejmë në funksionim”, tha Koçiu.  

Ora 12:04
Zjarri në QSUT, deputetja demokrate në Komisionin e Shëndetësisë: Dramatike, urgjenca dy muaj jashtë funksionit! Asnjë hap konkret për zgjidhjen e problemit

 

Deputetja demokrate, Ilda Dhori në Komisionin e Shëndetësisë ku po raporton ministrja Koçiu për zjarrin në QSUT, tha se situata është dramatike që urgjenca është ende jashtë shërbimit prej dy muajsh.

Sipas saj, nuk është marrë asnjë hap konkret për zgjidhjen e këtij problemi.

“Është pak e vonuar si dëgjesë. Sa i përket zjarrit është dramatike të mendosh se si urgjenca më e madhe në vend është prej 2 muajsh jashtë funksioni dhe nuk është marrë asnjë hap konkret në zgjidhjen e këtij problemi”, tha Dhori.

Ora 11:42
Pampuri pyet ministren Koçiu: A po alokohen fonde nga buxheti i shtetit për sterilizimin dhe check up?

 

Deputetja e PD, Oriola Pampuri ka pyetur ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu lidhur me dy koncesionet, check up dhe sterilizimit, të cilët janë në hetim nga SPAK dhe është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar.

Pampuri e pyeti ministren nëse po alokohen fonde nga buxheti i shtetit për dy koncesionet, ndërsa pyeti se si po shkon puna me dy koncesionet e tjera, dializën dhe laboratorët mjekësore, për të cilat Rithemelimi hoqi dorë nga hetimi parlamentar.

Oriola Pampuri: Janë 17 mln euro që janë vendosur në shërbim të qytetarëve, pro janë hequr nga persona që kanë nevoja. Bie zjarri dhe ju vini në komisione flisni në mënyrë të përgjithshme pa emra konkrete përgjegjësish. Kështu na thatë të jemi krenar edhe për check up e sterilizimin, por me sa duket kemi heshtur. A ka përgjegjës me emra dhe a po alokohen fonde nga buxheti i shtetit për dy koncesionet që janë në hetim dhe është vërtetuar që janë korruptive, si po shkon puna me dializën dhe laboratorët mjekësore. Kështu jemi krenar në kuvend, krenohemi me deputetë e shkojnë në SPAK, krenohemi me ish-zvkryeministrat dhe ai është në arrati.

Deputeti i PS, Pendavinji: Të mos shfokusohemi përse jemi mbledhur. Ato pyetje që s’kanë lidhje ministrja mund të mos japë përgjigje se janë jashtë rendit të ditës.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/04/2024 03:29

    Ketu ku jetoj une,po te ndodhe qark i shkurter/shkendije sic thoni ju,sistemi elektrik stakohet automatikisht vete,pra ne varesi te problemit ose iken komplet elektriciteti,ose pjeserisht.Prizat/spinat kane nje buton qe reagon automatikisht kur dedekton problem dhe e bllokon reaksionin.Ne rastet me te lehta behet funksional duke e rishtypur kete buton manualisht,ne rastet me te renda duhet elektricisti.A jane te pajisur spitalet tona por dhe pallatet e ndertesat e tjera me nje sistem te tille sigurimi?? Ata kabuj mund te kishin shpetuar nga djegia po te kishin nje sistem te tille.

    Përgjigju
  • E verteta: 15/04/2024 17:25

    Po firma qe ka bere punimet a ka ndonje pergjegjesi? A i eshte mbajtur 10% i garancise sipas ligjit? Pyes per nje shokun tim prokuror jo per vete. Ne fakt zullumin e ka bere Manastirliu jo kjo e reja.

    Përgjigju
  • Një pesionist me 80 mijë lekë të vjetra: 15/04/2024 16:33

    Zonja Ministre! Kush mban pëgjegjësi për këtë dëm miliona eurosh të taksapaguesit Shqiptarë?

    Përgjigju
  • Tutu: 15/04/2024 15:56

    Moj zonje injorante… pse u dogjen kabllot e reja ..??!! Dhe e dyta pse duhet ta paguaje shteti demin e bere dhe jo ata qe e bene kete pune persembari … 30 milion leje eshte baterdi… pra cdo gje nga e para .. apo aq leke i late firmes pas gjobes se tenderit …. sa ata skishin cfare te benin…!!

    Përgjigju
  • Goci: 15/04/2024 15:36

    E bukur godina nga jashte, shtreter pak, fusin ne nje vend te moshuar ne grahma te fundit (me gjithe respektin) me te rinj qe presin nderhyrje. Isha para 6 muajsh dhe nuo mr la mbresa. Stafi i gjindshem por jane pak

    Përgjigju
    • Gjergji: 16/04/2024 17:43

      O Goci para dy muajsh bera nje nderhyrje kirurgjikale duke vendosur dy stenda ne zemer, nuk do ta harroj sherbimin qe me beri personeli mjeke dhe infermier i pavionit te kardiologjise me ne krye Dr Daniela Teferici

  • Dine: 15/04/2024 13:38

    Zonja ne fjale e ka pasur shok te ngushte Ramen kur ishin ne Bashki bashke.

    Përgjigju
  • koli: 15/04/2024 12:20

    E dogjen vete, nuk perballonin dot kostot. Spitali gropa me e madhe e buxhetit te shtetit.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 15/04/2024 11:33

    Keshtu do te ndodhe kur merren ne pune patronazhistet dhe flaken ne rruge profesionostet zonja ministre sa per ate qe thoni ju jo brenda prillit apo brenda majit kesaj i thone prit gomar qe te mbije bar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit