50 hektarë me pyje janë prekur nga vatra e zjarrit në Tërbun të Pukës që kërcënon përhapjen e perimetrit. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë po operojnë që prej mëngjesit bashkë me dy helikopterë.

Vatra e zjarrit e përhapur deri në Gojan rrezikon pyjet e dendur me pishë. Zjarri i shfaqur 5 ditë më parë mori përmasa për shkak të favorizimit nga era, çka e bën të vështirë menaxhimin e situatës. Edhe pse dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, policia nuk ka njoftuar për ndonjë autor të mundshëm.


Lajmi kryesor:

Beteja me flakët, 4 vatra aktive zjarri në Shqipëri! Gjatë ditës operacione me 2 avionë, 3 helikopterë dhe 140 efektivë të Forcave të Armatosura