Një banor i Gurrës së Madhe, njërit prej fshatrave në Tiranë të prekur nga zjarri, thotë se flakët u afruan shumë pranë shtëpive. Banori, i quajtur Albert, thotë se zjarri ishte vetëm 100 metra larg dhe për siguri, u larguan nga banesat për t’u rikthyer me të mbërritur zjarrfikësit.

-Si ka qenë situata dje me zjarrin?

Alberti: Shumë e vështirë. Zjarri kishte nisur para 3-4 ditësh te zona në kufi me Priskën. E prisnim që do të vinte, ishte shumë afër me shtëpinë. Larguam familjarët, erdhën policia e zjarrfikëset.

-Te zona që ndodhemi, ka pasur banorë?

Alberti: Te ato shtëpitë aty ka pasur nja 3 familje siç kam dëgjuar, ka pasur bagëti e gjëra që më duket janë djegur.

-Sa afër ju ka ardhur zjarri?

Alberti: Gati 100 metra larg.

-Sot jeni rikthyer në banesa?

Alberti: Po.

-Po natën keni fjetur aty?

Alberti: Po, kur erdhi zjarrfikësja u kthyem.


Lajmi kryesor:

Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët 400 metra larg banesave, zjarrfikësit: S'dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)