Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana në një prononcim për Report Tv është shprehur se situata në Tunelin e Kalimashit është vënë nën kontroll që mbrëmjen e djeshme. Ai bëri me dije se forcat zjarrfikëse e ushtarake janë ende në terren dhe po merren masa që mos të rrezikohen banesat nga flakët.
Ndërkaq, sipas tij në Kukës këto vatra zjarri janë aktivizuar për shkak të flakëve nga Mirdita ndërsa theksoi se të gjitha këto zjarre shkaktohen nga dora e njeriut. I pyetur nëse zjarrfikëset kanë kapacitete e duhura për të ndërhyrë, Kuçana tha se mjetet duhet të riparohen dhe të vendosen në dispozicion sipas standardeve që kanë vendet fqinje.
"Dje pasdite kemi pasur një moment kritik tek hyrja tunelit ku falë punës së vazhdueshme bëmë të mundur që kjo flakë mos të arrinte poshtë tek tuneli. Gjithsesi u hapën dhe lajme të rreme që u bllokua tuneli. Kujdesi është gjë tjetër por qarkullimi nuk është ndërprerë për asnjë sekondë. Të gjithë kanë qenë në krye të detyrës, që nga kryetari i Bashkisë, Safet Gjici e drejtues të operacionit. Ka pasur një erë tepër të fuqishme, sa mendoje se ke mbaruar shpërthente vatra tjetër. Është era e fuqishme në drejtime të ndryshme që shpërndan zjarrin. Gjithsesi ne ia dolëm mbanë mbrëmë edhe me ardhjen e mjeteve të tjera dhe u bë e mundur që ajo pjesë mos të ketë asnjë problem. Sot të gjitha edhe me mjete ajrore në njësinë administrative Malzi e në lagjen e poshtme të Leproj po merren masa që zjarri mos të shkoj në banesa. Po kështu edhe në pjesën e sipërme në Thirrëz po merren masa që mos të shkojë flakë në Surroj pasi janë disa stane dhe barinj me blegtori. Është bërë një pritë që nuk do shkojë. Zjarri erdhi nga Mirdita, kemi bashkëpunuar edhe me perfektin e Lezhës. Nuk ka zjarre të natyrës të gjitha këto janë të dorës së njeriut. Mjete duhet të riparohen duhet të jepen në standardin që kanë fqinjët tanë", tha Kuçana.
Lajmi kryesor:
Zjarret në vend, Çako nga Kukësi për Report Tv: Zjarrvëniet kriminale paguhen nga grupe të caktuara! Në Lakun e Thive rrezikohen banesat, mund të ketë evakuim, po ndërhyhet nga ajri
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
39.8%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
38.6%
Vota total: 88
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sfidat e kthimit në Shqipëri për të investuar! Historia e çiftit që u kthye në fshatin e lindjes, në Gjegjan të Kukësit
22 Dhjetor, 22:51
-
K’cimi i Tropojës në UNESCO, ‘rojtarët’ e traditës për Report Tv: Emocion i madh! Koreografi: Vallet tona epike luftarake
21 Dhjetor, 08:25
-
Kukës/ Me drogë dhe armë të ftohta në makinë, arrestohen 2 të rinjtë!
20 Dhjetor, 11:02
-
Kukës/ Po kontrabandonin nëpërmjet Morinës lëndë piroteknike për tregun shqiptar, arrestohen 2 të rinjtë në kufi (VIDEO)
16 Dhjetor, 14:06
-
‘Njeri pa njeri, më ndihmoni për strehim!’ Apeli therës i të moshuarit, Ahmet Micaj në Kukës: Rritur jetim pa nënë e baba, s’munda të krijoj familje
14 Dhjetor, 14:48
-
Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim!
13 Dhjetor, 09:31
-
Dhjetori i festave, Kukësi nën magjinë e dritave shumëngjyrëshe (VIDEO)
12 Dhjetor, 19:02
-
Kukës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara, nën hetim 2 persona nga Kosova
11 Dhjetor, 12:47
-
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:34
-
Fierza del nga pika kritike, rritet niveli i ujit me 3 metra! Lumenjtë sjellin mbetje të shumta në liqen
9 Dhjetor, 15:37
-
Pamje spektakolare! Bora zbardh luginën e Valbonës, vizitorë të shumtë edhe nga Kosova: Problem energjia për bizneset, të zhvillohet zona (VIDEO)
8 Dhjetor, 15:04
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48