Një pikë skrapi është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Shijakut në Durrës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.
Një automjet zjarrfikës ka shkuar edhe nga Durrësi, në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Shijakut, për vënien nën kontroll të flakëve.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të zjarrvënies.












Komente
Komento