Pesë persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur në Spanjë, pasi një zjarr ra në një pallat.
Autoritetet besojnë se viktimat ishin të rinj dhe disa mund të kenë qenë të mitur.
Zjarri shpërtheu në një depo në ndërtesën pesëkatëshe në Manlleu, një qytet me 21 mijë banorë në rajonin Osona në veri të Barcelonës.
Kryetari i bashkisë së Manlleu, Arnau Rovira, shpalli tre ditë zie.
Për arsye që nuk janë zbuluar, viktimat nuk mundën të dilnin nga depoja dhe të shpëtonin.
Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Tre familje u zhvendosën përkohësisht në një hotel pas zjarrit, ndërsa banorëve të tjerë iu lejua të ktheheshin në ndërtesë, thanë zyrtarët e mbrojtjes civile.
Cinco adolescentes mueren en el incendio en un trastero en Manlleu (Barcelona)https://t.co/2MmF9CNjnT
— Cadena SER (@La_SER) February 17, 2026
?VÍDEO @andreajvilloria pic.twitter.com/vSje4GchrG
Komente




