SHKODËR- Një magazinë materialesh drusore në fshatin Plezhë të Shkodrës është përfshirë nga zjarri gjatë mesnatës, ku flakët 'kanë përpirë' gjithçka.
Zjarri ka rënë rreth orës 01:00 të kësaj të hëne, ku flakët kanë qenë të përmasave të mëdha, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv.
Magazina është në pronësi të Kole Ndrecaj, teksa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Për të shuar flakët janë angazhuar 3 forca zjarrfikëse, të cilët arritën që të vinin nën kontroll flakët në orët e para të mëngjesit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.